Komiteti Olimpik i Kosovës, përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, ka publikuar orarin e ndeshjeve të ekipit Olimpik të Kosovës, që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Ekipi Olimpik i Kosovës, është i përbërë nga 11 sportistë, që do ta përfaqësojnë Kosovën në gjashtë sporte të ndryshme në Lojërat Olimpike.
E para nga kosovarët që do të fillojë Lojërat Olimpike, është Distria Krasniqi e cila do ndeshet me datën 24 korrik.
Pastaj, më 25 korrik Majlinda Kelmendi, shenjëtari Drilon Ibrahimi, si dhe notarja Eda Zeqiri, do të paraqiten për ndeshet e tyre të para në Tokio.
Një ditë më vonë, xhudistët Nora dhe Akli Gjakova do të zbresin për ballafaqimet e para, derisa më 27 korrik, radha do të jetë për boksieren Donjeta Sadikun dhe notarin Olt Kondirollin, ndërsa i fundit do të jetë mundësi Egzon Shala i cili do të garojë me datën 5 gusht.
Kujtojmë, ekipi i xhudos në krye me trajnerin Driton Kuka, ka udhëtuar ditën e mërkurë drejt Japonisë, ku do të vijojnë përgatitjet para se të fillojnë garat.
Lojërat Olimpike do të fillojnë më datën 23 korrik dhe do të mbarojnë më 8 gusht.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ali Ahmeti fiton – përsëri – zgjedhjet, kësaj radhe i dyti me deputetë në nivel republikan
-
Manja: 8 të dënuar nga GJKKO-ja përfituan nga Amnistia, nuk janë simbol i korrupsionit
-
Për Putinin, Gaza është një dhuratë e përjetshme
-
Mungesa e instituteve hetimore, ngadalëson procesin për ngritje të aktakuzave për sulmin në Zveçan dhe Banjë