Jamie Dimon, shefi ekzekutiv i JPMorgan-it u pagua 31.5 milionë dollarë për vitin 2020. Shefi ekzekutiv i institucionit financiar u pagua njësoj si vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Banka e Amerikës.
Aksionet e JPMorgan-it ranë me 8% në vitin 2020, pavarësisht rimëkëmbjes ekonomike gjatë fundit të vitit.
Fitimet nga huazimet bankare u goditën rëndë nga rënia e normave të interesit dhe humbjet financiare të kredive, të ndikuara nga pandemia.
Indeksi i bankës KBW humbi 5.5% këtë vit dhe rivali i JPMorgan-it, Banka e Amerikës, humbi 7%.
JPMorgan e kishte paralajmëruar stafin se nuk do të kishte bonus vjetor, pavarësisht performancës së mirë të institucionit financiar. Perfomanca e mirë financiare u bazua në investimet bankare, të nxitura nga paqëndrueshmëria e lartë e vitit të kaluar dhe rënia e normave të interesit.
Kur raportoi rezultatet e larta të arritura gjatë tremujorit të katërt në fillim të këtij muaji, Dimon vuri theksin tek kujdesi që duhet treguar në këtë situatë delikate ekonomike.
JPMorgan është banka e parë e madhe amerikane që raportoi pagën e shefit të saj ekzekutiv. Dimon, 64 vjeç, është një prej shefave ekzetkutivë më të paguar në rrjetin e bankave amerikane.
Paga e tij e vitit 2020 përbëhej nga 1.5 milionë dollarë në pagë bazë, një bonus prej 5 milionë dollarësh dhe 25 milionë dollarë në formë aksionesh sipas perfomancës.
Dimon, gjatë vitit, vuajti nga një krizë serioze shëndetësore. Në mars ai u dërgua me urgjencë në spital për një operacion në zemër. Ai u kthye në punë me kohë të plotë një muaj më vonë./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Miliarderët e botës duhet të paguajnë minimalisht 2% taksë mbi pasurinë, thonë ministrat e G20
-
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti gati 300 milionë euro
-
FMN e BB vlerësojnë qëndrueshmërinë e Shqipërisë: Mbështetje dhe financim për reformat
-
Moody’s me vlerësim ‘pozitiv’ për Shqipërinë, ulet borxhi dhe rritet ekonomia
Lajmet kryesore
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
BE dënon sulmin ndaj gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Celibashi i bën thirrje Kuvendit të vendosë për votën e diasporës
-
“European Pravda”: Bislimi s’e përdori fjalinë “gati për luftë” në asnjë rast, pavarësisht se u pyet specifikisht për mundësinë e luftës