Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, gjatë një takimi me mjekët dhe Ministren e Arsimit, Evis Kushin, deklaroi se universitetet do të vazhdojnë mësimin online.
Rakacolli theksoi se nga data 6 janar ka pasur një rritje të rasteve, shumë prej të cilave kanë qenë mosha të reja.
“Situata në shqipëri nga data 6 deri në 18 janar është paraqitur me rritje të rasteve me Covid-19. Kjo rritje ka prekur më shumë moshat e reja. Krahas masave për të vazhduar orën e policore, menduam që edhe mësimi në universitete të vazhdojë online. Vatra me e nxehtë mbetet Tirana”, ka thënë Rakacolli.
Gjatë bisedës me mjekët, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, theksoi se mësimi online për universitetet do të vazhdojë. Ky vendim është marrë pas konsultimit me ekspertët.
“Pesha e rekomandimeve të Komitet Teknik është ajo që na çon në hapjen ose jo të shkollave.E kuptoj shumë mirë situatën e studentit, pedagogut dhe të çdo universiteti. Gjithashtu mirëkuptoj edhe problematikat e shqetësimet, që janë imponuar nga situata e pandemisë. Fokusi ynë kryesor mbetet shëndeti”, ka thënë Kushi.
Lidhur me çështjen, Drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo, nënvizoi se brezi i studentëve është i fuqishëm ndaj Covid-19, por ata janë portë hyrjeje për dërgimin e virusit brenda familjeve të tyre.
“Më mirë të kesh auditoret bosh sot dhe spitalet bosh nesër, se e kundërta”, theksoi Çomo.
Komiteti lajmëroi po ashtu se gjendja epidemiologjike nuk e favorizon ndryshimin e masave kufizuese. Sipas tyre, krahas vijimit të mësimit online, vendimi për orën policore dhe fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbetet në fuqi me një afat të pacaktuar./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
Komisioni Hetimor për TIMS publikon listën e dëshmitarëve që do të pyeten: Balla, Rrumbullaku e Hyseni mes tyre
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Meta rreshtohet me VMRO dhe ‘parashikon’ fitoren e tyre në Maqedoninë e Veriut
Lajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog