Ceremonisë së varrimit të 19 viktimave të vrara gjatë gjenocidit në Srebrenicë, saktësisht në Potoçari të Bosnjë Hercegovinës, i është bashkuar edhe ish-deputeti i Kuvendit të Serbisë dhe kreu i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak.
“11 korriku është data që çdo person duhet ta ketë në mendje dhe t’ia kushtojë atë datë të menduarit se ku të çon çmenduria njerëzore”, ka thënë Çanak.
Ai shtoi në këtë ditë njerëzit duhet të mendojnë se ku të çon ajo kur njerëzit që marrin përgjegjësi publike harrojnë pse janë atje.
Ndryshe, “Masakra e Srebrenicës” , kishte ndodhur në muajin korrik të vitit 1995, kur forcat nga Republika e Serbisë e shkëputur vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem kryesisht myslimanë në qytetin e Srebrenicës.
Objektivi i forcave serbe të Bosnjës ishte kapja e Srebrenicës, e cila ishte shpallur pjesë e një zone të sigurt të OKB-së në 1993.
Pas masakrës, ushtarët serbë të Bosnjës rihapën varret masive me makineri të rënda dhe zhvendosën mbetjet njerëzore në varret dytësore dhe terciare.
Madje, ai kishte shtuar se shteti serb është në dijeni për këto varreza, por që thjeshtë refuzon t’i bëjë publike lokacionet e tyre.
“Serbia fsheh varret masive të shqiptarëve që ata ekzekutuan dhe kidnapuan”, pohoi Çanak. Numrin e varrezave thotë se nuk e ka të dëgjuar nga dikush, ndërsa insistonte se e di nga burime të dorës së parë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com