100 konkurrentë nga 27 vende të ndryshme të botës morrën pjesë ne garën me pjesë klasike të edicionit të katërt të “Albania Guitar Festival”.
Nën organizimin e drejtorit artistik dhe kitaristit Denis Bizhga, Shqipëria u përfaqësua nga Xhoni Xhavari, nxënës në shkollën “Jordan Misja”. Fituesi i çmimit të madh u zgjodh kitaristi Nino D’ Amico.
Ndonëse ky konkurs u transmetua online, Bizhga shprehu dëshirën për t’u kthyer pranë publikut në edicionin e pestë që do të zhvillohet vitin tjetër.
“Këtë vit pavarësisht se ishte një vit i vështirë për ne, ku aktivitetet artistike ndalën në të gjithë botën, ne menduam që të vazhdonin konkursin. Jemi të kënaqur që ky konkurs u zhvillua online
edhe u ndoq nga publiku në të gjithë botën”, tha Denis Bizhga.
Ai nënvizoi se një artist e ndjen shumë mungesën e skenës dhe të publikut, pasi publiku është faktori shtesë që e merr në mënyrë të drejtpërdrejtë emocionin.
“Shpresojmë që vitin e ardhshëm të kemi një edicion tjetër, por që kësaj here të jetë live”, shtoi drejtori artistik Bizhga.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Beteja” mes Drake dhe Kendrick Lamar – Dua Lipa në rolin e prezantueses televizive elaboron situatën
-
Koncerti falas i Madonna-s tërheq 1.6 milionë njerëz në plazhin Copacabana të Brazilit
-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
-
Kur u bëra meme ishte poshtëruese dhe lënduese – Dua Lipa shfaq çdo anë të saj pa dorashka për The Guardian
Lajmet kryesore
-
“Me retorikë ka nisur Holokausti e Srebrencia, prandaj kemi përkrahje për ta neutralizuar nacionalizmin toksik të VMRO-së”, intervistë e Albanian Post me Bujar Osmanin
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Hamasi pranon armëpushimin