Lajme

“BE nuk do ta pranojë kurrë marrëveshjen me dy shtete mbi Qipron”


“Bashkimi Evropian nuk do të pranojë ‘kurrë’ një marrëveshje ndërmjet dy shteteve mbi Qipron e ndarë etnikisht”.

Kështu është shprehur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ajo ishte për vizitë të enjten e 8 korrikut në Qipro, nga ku tha se Bashkimi Evropian (BE) foli me një zë mbi konfliktin, i cili është zvarritur për dekada dhe është një pengesë kryesore mbi ambiciet e Turqisë për t’u bashkuar me bllokun.

“Unë dua të përsëris se ne kurrë nuk do të pranojmë një zgjidhje dy shtetesh. Ne jemi të vendosur në atë dhe shumë të bashkuar”, tha presidentja e KE-së në një konferencë shtypi.

Qipro u nda në një pushtim turk në 1974, shkaktuar nga një grusht shteti i frymëzuar nga Greqia. Jugu drejtohet nga një qeveri e njohur ndërkombëtarisht, e cila përfaqëson të gjithë ishullin në BE, ndërsa veriu është një shtet i veçuar qipriot-turk i njohur vetëm nga Ankaraja.

Përpjekjet e udhëhequra nga Kombet e Bashkuara, të cilat paraprijnë ngjarjet e vitit 1974, kanë dështuar të bashkojnë ishullin.

Ngecja e tanishme është zhytur në mosmarrëveshje për formën e bashkimit – një bashkim i dy shteteve të pavarura të mbështetur nga një udhëheqje e re turke-qipriote, ose si një federatë e lirë e mbrojtur nga grekët qipriotë që përfaqësojnë Qipron ndërkombëtarisht.

Bisedimet në Gjenevë, në fillim të këtij viti, mbi këtë çështje përfunduan pa konkluzion.

Mosmarrëveshja është përqendruar gjithashtu në pretendimet konkurruese mbi rezervat e energjisë në det të hapur, një mosmarrëveshje lidhur me grindjet midis Turqisë dhe Greqisë, një aleat kryesor i grekëve qipriotë.

“Fqinjët tanë kanë (një) interes për marrëdhënie të mira dypalëshe. Nëse është kështu dhe ne gjithashtu kemi interes për marrëdhënie të mira bilaterale, dua që fqinjët tanë të dinë se, nëse flasin me një nga vendet tona anëtare, si për shembull Qipro, me çfarëdo toni, ata flasin me BE-në”, përmbylli presidentja e KE-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore