Teknologji

Gjigantët e automobilistikës gjobiten për bashkëpunim të paligjshëm


Kompanitë kryesore automobilistike të botës kanë marrë një gjobë prej 875 milionë euro në total nga Komisioni Evropian për bashkëpunim të paligjshëm.

Ky bashkëpunim ka të bëjë me kufizimin e konkurrencës në teknologjinë e pastrimit të emetimeve për makinat me djegie.

Kompanitë automobilistike të përfshira janë: BMW, Porsche, Audi, Volkswagen dhe Daimler.

Lajmin e ka bërë të ditur komisionerja evropiane, Margrethe Vestager, përmes një postimi në llogarinë e saj në platformën Twitter.

Ajo shkruan se “gjoba totale prej 875 milionë euro shkon për BMW-n, Porsche-n, Audi-n, VW-n dhe Daimler-in, për bashkëpunim të paligjshëm në kufizimin e konkurrencës në teknologjinë e pastrimit të emetimeve për makinat me djegie”.

Vestager ka shtuar gjithashtu se “ka arsye të ligjshme pro-konkurruese për të bashkëpunuar, por kjo shkoi keq!”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore