Ditën e martë, kryeministri Edi Rama, me vendim të Këshillit të Ministrave, ka shkarkuar kryetarin e bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe.
Tushe u arrestua ditën e djeshme me urdhër të Strukturës së Posacme Kundër Krimit të Organizuar (SPAK) sepse akuzohej për favorizim dhe korrupsion.
Gjatë zhvillimit të këtij operacioni janë arrestuar disa persona, mes tyre dhe vartës të kryebashkiakut dhe biznesmenë.
Në operacion janë përfshirë forcat e policisë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), të cilët kanë zhvilluar kontrolle në Kadastrën e qytetit.
Gjithashtu, personat e tjerë të arrestuar akuzohen për korrupsion pasiv dhe abuzime me tendera.
Hetimi ndaj Tushës nisi në korrik të 2020-ës, pasi u dyshua se kishte përfituar në mënyrë të paligjshme nga një tender me vlerë 24 milionë lekë, për ndërtimin e kanalit vaditës në Lushnjë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Banka e Shqipërisë nuk e ndryshon normën bazë të interesit, Sejko thotë se inflacioni po bie
-
Merr jetë projekti “Smart City”, Balla lajmëron monitorim e Tiranës me kamera e inteligjencë artificiale
-
Prokuroria kërkon 15 vjet burg, për autorin e vrasjes së 7-vjeçares me skaf në Himarë
-
Gjykata e Lartë lë në burg mjekun Dervish Hasi
Lajmet kryesore
-
Zgjedhjet: Deri në ora 17:00 votuan 46.93% për parlamentare, 42.33% për presidenciale – arrihet censusi
-
Banka e Shqipërisë nuk e ndryshon normën bazë të interesit, Sejko thotë se inflacioni po bie
-
Mitsotakis: Ardhja e Ramës në Athinë është e panevojshme, s’ka ftesë nga Qeveria greke
-
Escobar: Asociacioni dhe Këshilli i Evropës janë të ndërlidhura, s’e kuptojmë pse Kosova s’e përmbush obligimin