Prokuroria e Posaçme ( SPAK) ka bërë me dije se është ndërmarrë një operacion masiv kundër korrupsionit në qytetin e Lushnjës.
Gjatë zhvillimit të këtij operacioni janë arrestuar disa persona, mes tyre dhe kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe.
Në operacion janë përfshirë forcat e policisë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), të cilët kanë zhvilluar kontrolle në Kadastrën e qytetit.
Gjithashtu, personat e tjerë të arrestuar akuzohen për korrupsion pasiv dhe abuzime me tendera. Mes tyre janë biznesmenë dhe vartës të kësaj bashkie.
Hetimi ndaj tij nisi në korrik të 2020-ës, pasi u dyshua se kishte përfituar në mënyrë të paligjshme nga një tender me vlerë 24 milionë lekë, për ndërtimin e kanalit vaditës në Lushnjë.
Akuzat për të arrestuarit
Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim.
Flamur Peqini, me detyrë drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.
Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “falsifikim i dokumenteve” kryer në bashkëpunim.
Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “falsifikim i dokumenteve kryer në bashkëpunim”.
Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.
Bektash Nexha, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Lufta ndaj korrupsionit
Më herët, kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, gjatë fjalës së tij në konferencën “Sfida dhe lufta ndaj korrupsionit”, tha se shumё shpejt do të bëhet evidentimi i abuzimeve me fonde publike.
“Jemi të vendosur për të ndaluar çdo pasuri kriminale, sepse është e paligjshme ta administrojnë dhe duhet të jetë e dënueshme. Kërkohet produkt më shumë në evidentimin e shkeljeve të fondeve publike. Bëhet fjalë për politikanë”, u shpreh Kraja.
Kreu i SPAK-ut tha gjithashtu se organi “në një kohë kaq të shkurtër, ka dhënë rezultatet e para”.
Ai e cilësoi risi faktin që SPAK ka kërkuar konfiskimin e pronave dhe parave që rrjedhin nga struktura kriminale.
Kraja theksoi se “operacioni ёshtё nё mirёn e vendit, sepse duhet të ikë imazhi i keq”, pasi nё Shqipёri, sipas tij, institucionet janё tё korruptuara.
Fatos Tushe, i cili përfaqëson Partinë Socialiste (PS) e drejton bashkinë e Lushnjës prej 3 mandatesh. Tushe më parë ka qenë dhe deputet i parlamentit të Shqipërisë. Më 31 dhjetor të vitit të kaluar, Tushe, së bashku me sekretaren e tij mbetën të plagosur pas një sulmi në zyrë me lëndë plasëse.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Qeveria po e trajton si armike shtresën e mesme, sipas Bashës
-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Kushtëzimi i KiE-së me Asociacionin, Selimi: Kurti s’arriti të ndërtoi një platformë të mirë lobimi, shpërdoroi disa raste