Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri, Anila Denaj, ka rikujtuar se data 30 qershor është afati i fundit për përmbushjen e detyrimit ligjor nga subjektet raportuese, për regjistrimin e pronarit përfitues.
Sipas ligjit, regjistrimi duhej të kryhet brenda datës 31 mars, por gjatë seancës plenare në Parlament në fillim të muajit prill, Denaj shpjegoi që për të realizuar një proces sa më efiçent dhe gjithëpërfshirës, afati i përmbushjes së këtij detyrimi nuk ishte i mjaftueshëm, ndaj dhe u konsiderua zgjatja e afatit.
Objektivi themelor i regjistrimit të pronarit përfitues është “identifikimi i çdo pronari përfitues në aksionet, kuotat apo interesat në subjektet private apo entitetet juridike jo fitimprurëse”, tha Denaj në fjalën e saj në Parlament.
Gjithashtu në postimin e saj në median sociale Twitter, ministrja ka publikuar dhe një video demonstruese që tregon sesi duhet bërë procesi i regjistrimit.
🗓 30 Qershor 2021 është afati për përmbushjen e detyrimit ligjor nga subjektet raportuese, për regjistrimin e pronarit përfitues.
✍️ Është e nevojshme që të ndërmerren disa hapa si më poshtë👇https://t.co/hr47DYHSZe
— Anila Denaj (@AnilaDenaj) June 24, 2021
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
Komisioni Hetimor për TIMS publikon listën e dëshmitarëve që do të pyeten: Balla, Rrumbullaku e Hyseni mes tyre
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Meta rreshtohet me VMRO dhe ‘parashikon’ fitoren e tyre në Maqedoninë e Veriut
Lajmet kryesore
-
Me mbi 75% e votave të numëruara “Fronti Evropian” ka 20 mijë vota më shumë se “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
Kasami: Nga nesër mund të shpallim koalicionin e ndryshimit me VMRO-DPMNE