Aksioni “Thirrja” ku u sekuestruan afër 2milion euro dhe u bllokuan mbi 700 mijë euro të tjera, doli të jetë i suksesshëm.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu iu ka gëzuar këtij aksioni.
“Sekuestrimi i rreth 2 milion eurove, 9 veturave dhe ngrirja e 700 mijë eurove, është lajm shumë i mirë”.
Ajo në një postim në rrjetin social ‘Facebook” ka thënë se janë shumë të rëndësishme veprimet e institucioneve kundrejt krimit të organizuar dhe korrupsionit duke thënë se kjo është një dëshmi se jemi për “angazhimin e shtetit të së drejtës”.
Ajo ka shkruar se institucionet e drejtësisë do ta kenë mbështetjen në luftimin e krimit.
“Institucionet e drejtësisë do ta kenë mbështetjen tonë të vazhdueshme për adresimin e veprimeve kriminale!”, ka shkruar ajo.
Nëpërmjet një komunikate për media, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSKR) ka njoftuar se ka spikatur një rast të ri të koduar me emrin “Thirrja”.
“Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda ku kanë shënjestruar një (1) rast të ri të koduar si “Thirrjet” ”, thuhet në komunikatën e PSRK-së.
Njëzetekatër (24) persona ishin të përfshirë në veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Mashtrimi” thuhet në komunikatë të PSKR përcjell BetimipërDrejtësi.
Sipas njoftimit në këtë rast janë sekuestruar 1 milion e 700 mijë euro dhe janë ngrirë rreth 700 mijë euro të tjera si dhe nëntë(9) vetura.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Masat ndëshkuese ndaj Kosovës hiqen kur për një gjë të tillë vendosin shtetet anëtare, thotë Stano
-
Taravari për Kurtin: E kam për nder sa herë që e përmend, është nga shqiptarët më të guximshëm
-
Liburn Aliu gënjen publikisht, thotë se s’ka fal borxhe për kompanitë e ambalazhuesve të ujit
-
Haxhiu e quan opozitën palaço: S’keni as kauzë, as plan, kjo është fatkeqësi për Qeverinë
Lajmet kryesore
-
Ali Ahmeti ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës, Rama: Është ndër shqiptarët më të mirë të historisë kombëtare
-
‘Kuvendi shkeli ligjin për votën e Diasporës’, Alibeaj: Çështja duhet të shkojë në SPAK
-
Versioni i Trump: Sërish dhunë nëse nuk fitoj? Varet
-
Sulmet e Metës dhe paraqitja e Veliajt në SPAK, Gonzato: Nuk komentojmë hetimet, por e mbështesim prokurorinë