Lajme

Nis testimi i shpejtë në Tiranë


Ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, Ogerta Manastirlliu, bën me dije nga Qëndra Shëndetësore Nr.9 se në gjashtë pika të qëndrave shëndetësore në Tiranë do të nisë testimi i shpejtë.

“Kemi filluar me testimin e shpejtë në Tiranë, në komunitet, në gjashtë pika të identifikuara për të kryer testimet”, deklaroi Manastirlliu.

Mbi mënyrën se si do veprohet, testimi në komunitet do të realizohet sipas një sistemi të mirëorganizuar me mjekun e familjes dhe regjistrin elektronik të fashave orare.

Ministrja bëri me dije se do të vijojnë të shtohen kapacitetet për testimin e shpejtë për të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu, theksoi se kjo metodë e testimit nuk do të zëvendësojë testimin e derimëtanishëm.

Lidhur me situatën e festave të fundvitit, Manastirlliu tha se duhen shmangur grumbullimet duke festuar brenda rrethit të ngushtë familjar. Ajo përfundoi se gjatë kësaj periudhe “duhet të jemi të gjithë sa më shumë vigjilent dhe të impenjuar për të ruajtur masat e distancimit social, vendosjen e maskës dhe ruajtjen e higjenës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore