Thomas Jeffrey Hanks, është një nga yjet më të njohur të filmit në të gjithë botën, ndryshe konsiderohet një ikonë kulturore amerikane.
Aktori i famshëm do jetë pjesë e një filmi të ri, për jetën e Elvis Pressley-t, i cili po xhirohet në Australi.
Hanks do të luajë rolin e kolonelit Tom Parker, ndaj i është dashur të ndryshojë look. E dini se çfarë ka guxuar të bëjë ai?
Ndryshimi i parë për artistin e njohur kanë qenë flokët, dhe këtë ai e ka treguar në një lidhje me programin “The Graham Norton Show”. Fillimisht, aktori u shfaq në ekran me një kapele, ndërsa më pas e hoqi atë duke bërë humor me pamjen e tij.
Filmat e Hanks kanë fituar më shumë se 4.9 miliardë dollarë në Amerikën e veriut dhe më shumë se 9.96 miliardë dollarë në të gjithë botën, duke e bërë atë aktorin e katërt me fitime më të mëdha në Amerikën e Veriut.
Hanks mori famë me rolet kryesore në komeditë “Splash” (1984) dhe “Big”në (1988). Ai fitoi dy çmime radhazi të akademisë për aktorin më të mirë, si një avokat homoseksual që vuante nga AIDS në Filadelfia, dhe një djalë i ri me IQ nën mesataren, në Forrest Gump.
Hanks gjithashtu ka fituar shtatë primetime “Emmy Awards” për punën e tij si producent i serialeve dhe filmave televizivë të ndryshëm, duke përfshirë “Nga toka në hënë”, “Band of Brothers” , “John Adams”dhe “The Pacific”.
Rikujtojmë që këtë vit Hanks dhe bashkëshortja e Rita Wilson, kaluan Covid-19./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Cardi B dhe Offset shihen sërish bashkë – a janë pajtuar ata?
-
Departamenti i Drejtësisë amerikane ka në plan të riprogramojë marihuanën si një drogë me rrezik më të ulët
-
Astrazeneca në gjykatë: Vaksina jonë mund të shkaktojë një efekt anësor shumë të rrallë
-
Cher zbulon arsyen pse ajo i pëlqen romancat me burra shumë më të rinj në moshë sesa ajo
Lajmet kryesore
-
Intervistë e Albanian Post me Ziadin Selën: “VLEN” fliste për Kurtin në fushatë dhe harruan partitë e tyre, tash e thërrasin zëshëm emrin e Mickoski-t
-
Berisha i kërkon Gjykatës së Lartë leje për paraqitje në Kuvend
-
Pse Izraeli dhe aleatët e tij i frikësohen ICC-së?
-
Premtimi i Kurtit për Kodin Civil “shpresa e fundit” për t’i shpëtuar presionit për Asociacionin