Në betejën mes forcave izraelite dhe atyre të grupit militant të Hamas-it, të shtunën e 15 majit është shkatërruar një ndërtesë shumëkatëshe në Gaza. Godina strehonte zyrat e Associated Press dhe Al-Jazeera-s.
Goditja erdhi një orë pasi ushtria urdhëroi njerëzit të evakuonin ndërtesën. Raketa rrëzoi të gjithë ndërtesën 12-katëshe, duke u shembur në një re gjigande pluhuri. Nuk kishte asnjë shpjegim të menjëhershëm për sulmin.
Më herët një tjetër sulm ajror izraelit goditi një kamp refugjatësh të populluar në Gaza. Nga goditjet mbetën të vrarë të paktën 10 palestinezë nga një familje, kryesisht fëmijë, në sulmin e vetëm më vdekjeprurës të konfliktit aktual.
Shpërthimi i fundit i dhunës filloi në Jerusalem dhe është përhapur në të gjithë rajonin, me përleshje mes hebrenjve dhe arabëve në qytete të përziera të Izraelit. Ka pasur gjithashtu protesta të përhapura palestineze të premten në Bregun Perëndimor të okupuar, ku forcat izraelite qëlluan dhe vranë 11 njerëz.
Dhuna në rritje ka ngritur frikën e një “intifada” të re palestineze, ose kryengritjeje në një kohë kur nuk ka pasur bisedime paqësore në vite. Palestinezët të shtunën po shënonin Ditën e Nakba (Katastrofës), kur përkujtojnë rreth 700 mijë njerëz të cilët u dëbuan ose u larguan nga shtëpitë e tyre.
Diplomati amerikan Hady Amr mbërriti të premten si pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të mospërshkallëzuar konfliktin dhe Këshilli i Sigurimit i KB-ve është vendosur të mblidhet të dielën.
Që nga e hëna natën, Hamasi ka qëlluar qindra raketa në Izrael, i cili ka goditur Rripin e Gazës me sulme. Në Gaza, të paktën 139 njerëz janë vrarë, duke përfshirë 39 fëmijë dhe 22 gra. Në Izrael, tetë njerëz janë vrarë, përfshirë vdekjen e një njeriu që mbeti i nga një raketë që goditi në Ramat Gan, në periferi të Tel Aviv.
Al-Jazeera, rrjeti i lajmeve i financuar nga qeveria e Katarit, transmetoi sulmet ajrore drejtpërdrejt ndërsa ndërtesa u shemb.
“Ky kanal nuk do të heshtë. Al-Jazeera nuk do të heshtet”, tha një spikere lajmesh në lidhje direkt.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Protestat në kampusin amerikan: Grupet rivale të protestës në Gaza përleshen në UCLA
-
Diplomatët shpresojnë për një marrëveshje ndërsa Izraeli zbut qëndrimin
-
Anketa e IRI për Kosovën: SHBA-të aleati më i rëndësishëm, Serbia kërcënimi më i rrezikshëm
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE