Sulmuesi kryesor i Tottenham-i, Harry Kane, kërkon të lëviz nga Spurs këtë verë. Por, pronari i klubit, Daniel Levy, po e bën gjithnjë e më të vështirë lëvizjen e sulmuesit.
Levy po kërkon të marrë maksimumin e parave nga largimi i shtatlartit anglez. Sipas The Sun, Levy tanimë e ka rritur kërkesën për Kane-n, duke kërkuar plot 175 milionë euro, për ta lënë të lirë 27-vjeçarin.
Në një moment të vështirë ekonomik për shumë klube të medha, të ndikuar nga pandemia e Covid-19, kërkesa prej 175 milionë eurosh që Tottenham-i kërkon ia vështirëson në maksimum largimin Kane-t.
Shumë klube kanë kërkuar shërbimet e Kane-t si: Real Madrid-i, Barcelona, Manchester United-i dhe Manchester City. Por, ofertë konkrete ka bërë vetëm United-i. Oferte e cila kap maksimumin 115 milionë euro, duke qenë në një diferencë të konsiderueshme nga ajo që kërkon Levy.
Kane është produkt i akademisë së Tottenham-i, ku pas disa huazimeve kur ishte në moshë më të re te Leyton Orient-i, Millwall-i, Norwich-i dhe Leicester-i ai u rikthye në skuadër në 2013, ku kaloi në ekipin e parë.
Në total me Tottenham-in, Kane ka luajtur 333 ndeshje, ku ka shënuar 219 gola dhe ka dhënë 46 asiste. Vlera e kartonit të tij sipas Transfermarket-it është 120 milionë euro, ndërsa ka gati edhe tre vite kontratë me Spurs.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Zgjedhjet: Deri në ora 17:00 votuan 46.93% për parlamentare, 42.33% për presidenciale – arrihet censusi
-
Banka e Shqipërisë nuk e ndryshon normën bazë të interesit, Sejko thotë se inflacioni po bie
-
Mitsotakis: Ardhja e Ramës në Athinë është e panevojshme, s’ka ftesë nga Qeveria greke
-
Escobar: Asociacioni dhe Këshilli i Evropës janë të ndërlidhura, s’e kuptojmë pse Kosova s’e përmbush obligimin