Mediat sociale kanë krijuar një realitet tjetër, që dallon nga përditshmëria jonë.
Fytyra të kuruara dhe trupat perfekt gjejnë popullaritet në rrjete sociale, teksa janë kthyer në një shqetësim global duke shkaktuar probleme të shëndetit mendor tek persona të shumtë.
Ndërsa, janë të paktë në numër personat që publikojnë fotografi pa filtra ose efekte dhe modifikime drastike.
Por, si surprizë për publikun dhe ndjekësit e tij, aktori i famshëm amerikan, Will Smith, ka postuar një fotografi pa filtra, në të cilën është shfaqur me një palë të brendshme dhe një xhaketë të hollë, teksa nuk ka ngurruar t’i ekspozoj kilogramët e shtuar.
“Do të jem i vërtetë me të gjithë ju, jam në formën më të keqe të jetës sime”, ka mbishkruar Smith, karshi fotografisë së postuar.
Ky postim u prit mirë nga publiku dhe shumë nga ndjekësit e përgëzuar për origjinalitetin e aktorit.
Ndryshe, Will Smith, aktualisht është duke xhiruar skenat e filmit “King Richard”, premiera e së cilit pritet të shfaqet gjatë këtij viti.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sekretet për të pasur një super kujtesë në moshën 80-vjeçare
-
Cardi B dhe Offset shihen sërish bashkë – a janë pajtuar ata?
-
Departamenti i Drejtësisë amerikane ka në plan të riprogramojë marihuanën si një drogë me rrezik më të ulët
-
Astrazeneca në gjykatë: Vaksina jonë mund të shkaktojë një efekt anësor shumë të rrallë
Lajmet kryesore
-
“Jam i gëzuar që do bashkëpunoj me një profesor si Mickoski – kemi program fantastik me VMRO-në”, Arben Taravari intervistë për Albanian Post
-
Puna e detyruar, çfarë parashikon projektligji i ri për studentët e mjekësisë
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
E enjtja e interpelancave – Opozita kërkon sqarime nga dy ministra