Film

Kanuni dhe gjakmarrja në qendër të dokumentarit “Pajtimi”


“Pajtimi” sipas pritshmërive është një dokumentar i ri, emocionues që prek shumë tema provokuese.

Ky është filmi i parë me metrazh të gjatë nga regjizorja Marija Zidar. “Pajtimi”, trajton gjakmarrjen në malësitë e Shqipërisë së Veriut. Filmi do mbajë premierën botërore në CPH DOX, në konkursin Next Wave.

Edhe pse mund të duket si një debutim i papritur për një regjizore sllovene, vetë filmi dëshmon se krijuesi i filmit dhe tema në të vërtetë janë një përputhje e shkëlqyeshme.

“Kur thua Kanun, e gjithë bota e di se është shqiptare, ne nuk jemi të famshëm për asgjë tjetër”, thotë Gjin Marku, kreu i OJQ-së Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar, në një darkë me pleqtë e një fshati ku filmi fillon e merr formë.

Ligji antik, i përdorur që nga shekulli i 15-të, rregullon të gjitha aspektet e jetës dhe është shumë më dominues në zonat rurale sesa rregullat më moderne civile. Ligji me të cilin është marrë Zidar në film është ai i hakmarrjes së gjakut.

Mekanizmi është, në përgjithësi, i njohur. Kur një anëtar i një familjeje vret një anëtar të një tjetre, krenaria dhe nderi kërkojnë që ata të godasin si hakmarrje.

Kjo mund të vazhdojë me shekuj dhe vlerësohet se rreth 3 mijë njerëz në Shqipërinë e Veriut janë mbërthyer në shtëpitë e tyre nga frika e një ndëshkimi të tillë.

Cikli mund të ndalet nëse një familje vendos të falë, por kjo është shumë e ndërlikuar. Kjo histori e veçantë ka të bëjë me vrasjen e 18-vjeçares Gjyste, e cila u qëllua në 2013, dhe filmi filloi xhirimet një vit më vonë.

Babai i Gjystes, Gëzimi, është një kushëri i ngushtë i vrasësit, Fran (baballarët e tyre janë vëllezër), i cili është në burg duke vuajtur një dënim prej 14 vitesh.

Edhe tokat e tyre kufizohen me njëra-tjetrën dhe kështu ndodhi vrasja, edhe pse ajo që ndodhi varet saktësisht nga kush e tregon historinë.

Në çdo rast, Gjyste duket se ka marrë plumbin e destinuar për babanë e saj.

Tani Gjin dhe peshkopi vendas duan ta bindin Gëzimin të falë. Gjini, në meso-moshë është një karakter shumë simpatik, i keqfinancuar dhe i ngacmuar nga të djathtët, ndihet sikur po lufton vetë me traditën shekullore.

Ai dëshiron të ngrejë një tempull në një vend historik dhe ta bëjë Gjysten një simbol të sakrificës dhe faljes. Nga ana tjetër, peshkopi përpiqet t’i drejtohet ndërgjegjes së krishterë të Gëzimit.

Dualiteti, ose kontradikta, e Kanunit dhe besimit të krishterë, është një nga aspektet më interesante të filmit.

Në një skenë, Gëzimi dhe Pjetri, vëllai i Franit, përfundojnë duke punuar në fushat pranë njëri-tjetrit dhe fillojnë një argument se cili ligj, Kanuni ose Zoti, përfaqëson një autoritet më të lartë.

Edhe pse Gëzimi i thotë Gjinit: “Kjo nuk ka të bëjë me egon e askujt, është Zoti që duhet të falë”, në fakt ka të bëjë pikërisht me egon.

Kanuni është i vetmi ligj që mbron krenarinë e burrave, ku njeriu baraz vetëm me mashkullin. Bibla predikon faljen dhe ligjet civile perceptohen në këto anë si diçka e imponuar nga jashtë.

Por në fund të fundit, është një grua, ajo që do të vendosë në mënyrë efektive për rezultatin e negociatave midis gjithë këtyre pleqve dhe patriarkëve të rëndësishëm, në një skenë që është befasuese, prekëse dhe jashtëzakonisht përmbysëse.

Ka shumë segmente që lënë hapësirë për interpretim, të tilla si momenti kur Gëzimi, i ngatërruar mes krenarisë dhe kuptimit të tij hezitues se qëllimi i Gjinit është thelbësisht gjëja e duhur për të bërë, mbart një kryq të dedikuar që burri i OJQ-së e bindi atë të vinte në varrin e vajzës së tij, si një simbol i pajtimit.

Për më tepër, peisazhet e mrekullueshme të malësisë, të xhiruara në mënyrë elegante nga DoP dhe bashkë-prodhuesi Latif Hasolli, i japin filmit dhe temës së tij një dimension epik.

Përshtatur nga Cineuropa për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore