Shqipëria

9 të vdekur dhe 591 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri


Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 3664 testime nga të cilat 591 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me coronavirus.

Ndërkohë, po në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga coronavirusi nëntë qytetarë, ndërsa 485 të tjerë janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Fushata e vaksinimit

Që prej datës 1 gusht ka nisur fushata e vaksinimit masiv. Kjo zgjati dhe për muajin shtator.

Nisma i parapriu asaj tё datës 19-25 korrik, nё tё cilën u vendos një javë e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç.

Gjithashtu janё ngritur qendra të shumta vaksinimi anti-COVID pranё universiteteve tё vendit, në të cilat vijon vaksinimi i studentëve dhe stafit pedagogjik.

Vaksinimi i studentёve u shpall pak kohë më parë i detyruar pёr gjithё studentёt, teksa pritet fillimi i vitit të ri shkollor nëpër ambjentet e auditorëve.

E gjitha kjo ka ardhur në kuadër të fushatës “Shqipëria Buzëqesh”.

Deri më tani, Shqipëria ka vaksinuar mbi 1.8 milionë qytetarë.

Po ashtu, mbi 800 mijë të tjerë kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.

Aktualisht, Shqipëria administron rreth 2 milionë vaksina. Vaksinat e përdorura janë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore