Shqipëria

58-vjeçari vret me sëpatë kunatën në Elbasan, vihet në pranga


Një 44-vjeçare është vrarë këtë të mërkurë të 17 majit në Elbasan nga kunati i saj.

Nga informacionet bëhet me dije se vrasja ka ndodhur në fshatin Kusarth në Elbasan.

Viktima është qëlluar për vdekje nga kunati i saj me sëpatë dhe si pasojë e plagëve të marra, 44-vjeçarja humbi jetën në spital.

Kurse autori i ngjarjes së rëndë, pas vrasjes ka rënë në prangat e policisë.

Deri më tani ende nuk dihen detajet dhe shkaku i vrasjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në territor, në fshatin Bradashesh, për kapjen e autorit të plagosjes së 55-vjecarit, në Peqin, kanë konstatuar një shtetas, me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap.

Shërbimet e Policisë janë vënë vënë në djekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit R. T., 58 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe kanë shoqëruar atë në Komisariat.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen A. Q., 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore