Jetesë & Stil

5 hapa të thjeshtë për t’i bërë flokët tuaj të duken bukur këtë verë


Vera është këtu, prandaj duhet të tregoheni jashtëzakonisht të kujdesshëm me flokët tuaja. Këshillat e thjeshta dhe të lehta të dhëna më poshtë do t’ju ndihmojnë të mbani flokët, të shëndetshëm dhe të hidratuar gjatë verës.

Rrezet e drejtpërdrejta të diellit janë të dëmshme për lëkurën dhe të gjithë keni filluar tashmë të merrni masat paraprake për ta mbrojtur atë. Por, çfarë ndodh me flokët?

Flokët janë po aq të ndjeshme ndaj diellit, sa lëkura. Rrezet e drejtpërdrejta të diellit mund të çojnë në efekte të dëmshme të tilla si: plakja e fijeve, gjë që i bën flokët tuaj të thatë, të brishtë dhe të ngurtë.

Këtu janë pesë këshilla të thjeshta dhe të lehta, duke përfshirë hidratimin, larjen dhe mbrojtjen nga dielli, që do t’ju ndihmojnë të mbani flokët tuaj të shëndetshëm ndërsa përqafojmë verën.

Hidratoni flokët tuaj

Kjo është një procedurë thelbësore për të mbajtur larg flokët e djegur. Tani, vetëm pirja e ujit nuk mund të hidratojë flokët. Për hidratim, uji duhet të arrijë rrënjët përmes proteinave dhe lagështisë natyrore në ajër. Masazhimi i kokës me avokado, kokos, vaj ulliri dhe aloe vera, mund të ndihmojnë në hidratimin dhe lagështimin e flokëve tuaj. Argani, kokosi dhe vaji i bajames janë një mrekulli për të tendosur fijet e ngurta.

Shmangni produktet kozmetike

Moti gjatë verës, thanë flokët dhe dëmton fijet. Ekspozimi i mëtejshëm i flokëve ndaj diellit, sidomos i flokëve të ngjyrosura mund të shfaq ndryshime të rëndësishme në strukturë. Prandaj, duhet të shmangni çdo trajtim kimik të flokëve gjatë kësaj periudhe. Në rast se dëshironi patjetër të ngjyrosni flokët, atëherë është më mirë ta bëni, të paktën një ose dy muaj pas mbarimit të verës.

Kujdes me shampo

Djersitja e vazhdueshme gjatë verës mund ta bëjë lëkurën e kokës shumë të yndyrshme dhe dikush mund të dëshirojë të lajë flokët çdo ditë. Por duke bërë kështu mund të shkaktojë më shumë dëm sesa dobi. Shumë shampo mund të thajë skalpin dhe flokët edhe më shumë. Gjatë rrethanave të tilla, një shampo e butë ose pa sulfate mund të pastrojë në mënyrë efektive lëkurën e kokës pa hequr nga flokët vajrat natyralë dhe elementët ushqyes shumë të nevojshëm. Plotësimi i kësaj me vajra esencialë do t’i mbajë flokët tuaj të butë, të ushqyer dhe të shëndetshëm gjatë gjithë ditës.

Mbroni flokët nga dielli

Mënyra më e mirë për të mbrojtur flokët nga dielli, pluhuri dhe papastërtitë është të vishni një shall ose kapele. Por edhe kjo mund të bëhet një detyrë e lodhshme ndonjëherë. Nëse nuk doni të përdorni një kapele, atëherë sigurohuni që të përdorni një kondicioner me një sasi të mirë të SPF-s në të. Gjithashtu, ju mund të zgjidhni maska ​​natyrale të flokëve, të tilla si avokado dhe banane, vezë dhe majonezë, luleshtrydhe, kungull dhe mjaltë, ose produkte kremi kundër diellit që përshtaten në mënyrë të përkryer me llojin tuaj të flokëve. Sidoqoftë, mos harroni të lani flokët sapo të jeni në shtëpi.

Larja e flokëve

Ky është opsioni më i mirë për njerëzit me flokë kaçurrelë dhe të thatë. Lagni flokët, përdorni një kondicioner të mirë për dy minuta dhe shpëlajeni. Larja me kondicioner të flokëve, çdo ditë mund të pastrojë flokët tuaj në një masë të madhe dhe të kufizojë përdorimin e shamponit për të paktën tre ditë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore