Shqipëria

3 deri 11 prill, KQZ do të testojë votimin dhe numërimin elektronik


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dërguar një shkresë të gjitha subjekteve politike që garojnë më 25 prill për çështjen e votimit dhe numërimit elektronik.

Komisioni i ka kërkuar partive të ftojnë mbështetësit e tyre të bëhen pjesë e simulimit.

KQZ po punon për implementimin e projektit pilot për votimin dhe numërimin elektronik.

Sipas Kodit Zgjedhor përcaktohet se është e detyrueshme që sistemet dhe pajisjet e teknologjisë së informacionit duhet t’i nënshtrohen testimit operacional në seanca publike, me procedurë të saktë dhe të detajuar, duke simuluar me to veprimet operacionale zgjedhore për një numër të caktuar votuesish.

Qëllimi i simulimit të procedurës së votimit elektronik është njohja e zgjedhësve me procedurën e votimit dhe pajisjeve të votimit elektronik. Gjithashtu edhe ofrimi i mundësisë për të kryer procesin e votimit në pajisjen PEVN nga vetë votuesi.

Bëhet me dije se testimi do të zhvillohet nga data 3 deri më 11 prill 2021, në shkollën “Qemal Stafa”.

Mësohet se:

Në datën 3 prill 2021, nga ora 11:00-19:00 do të marrin pjesë votuesit e qendrave të votimit me numër: 1979, 1979/1, 1980, 1980/1, 1981.

Në datën 4 prill 2021, nga ora 11:00-19:00 do të marrin pjesë votuesit e qendrave të votimit me numër 1981/1, 1982, 1982/1, 1983, 1984.

Në datën 5 prill 2021, nga ora 14:00-19:00 do të marrin pjesë votuesit e qendrave të votimit me numër: 1985, 1986.

Në datën 6 prill 202, nga ora 14:00-19:00 do të marrin pjesë votuesit e qendrave të votimit me numër: 1986/1, 1987.

Në datën 7 prill 2021, nga ora 14:00-19:00 do të marrin pjesë votuesit e qendrave të votimit me numër: 1987/1, 1987/2.

Në datën 8 prill 2021, nga ora 14:00-19:00 do të marrin pjesë votuesit e qendrave të votimit me numër 1987/3, 1989.

Në datën 9 prill 2021, nga ora 14:00-19:00 do të marrin pjesë votuesit e qendrave të votimit me numër 1989/1, 1990.

Në datën 10 prill 2021, nga ora 11:00-19:00 do të marrin pjesë votuesit e qendrave të votimit me numër 1991, 1992, 1992/1, 1993, 1994, 1994/1.

Në datën 11 prill 2021, nga ora 11:00-19:00 do të marrin pjesë votuesit e qendrave të votimit me numër 1995, 1996, 1996/1, 1998, 1999, 1999/1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore