Shqipëria

28-vjeçarit në Ksamil i bllokohet skafi, lundroi në zonë të kufizuar për mjetet ujore


Në Ksamil, një 28-vjeçari i është bllokuar skafi dhe është gjobitur me 100 mijë lekë.

Kjo pasi është konstatuar nga policia duke lundruar në një zonë të kufizuar për mjetet ujore.

“U ndëshkua me masë administrative 100 mijë lekë për shkelje të nenit 24/1/c, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtuesi i mjetit lundrues tip skaf është shtetasi K. M., 28 vjeç, banues në Ksamil.

Referuar policisë, pronari i skafit ka rezultuar se nuk dispononte as dokumentacionin përkatës në bordin e mjetit, duke u gjobitur edhe me 10 mijë lekë.

“U bë bllokimi i mjetit lundrues dhe u ndëshkua me masën tjetër administrative 10 mijë lekë për shkelje të nenit 14/1/b, pasi gjatë kontrollit rezultoi pa dokumentacionin përkatës në bord”, vazhdon njoftimi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore