Shqipëria

13 mijë familje të dëmtuara, me bonus qeraje


Arben Ahmetaj, Ministër i Rindërtimit

Janë 13 mijë familje të dëmtuara nga tërmeti, të cilat përftojnë bonus qiraje që prej dhjetorit 2020. Shifrat i bëri të ditura Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Në çadra ndërkohë, janë ende 680 familje të mbetura. Në krahasim me dhjetorin e 2019-ës, janë dyfishuar familjet, të cilat përftojnë bonus. Për personat në çadra, numri është ulur dhjetë fish, pasi në dhjetor 2019 kanë qenë mbi 11 mijë.

Në hotele, ministri konfirmon se nuk ka më asnjë të dëmtuar nga tërmeti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore