Kosova

1 muaj paraburgim për ish-policin serb të dyshuar për spiunazh


Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, të premten, ka caktuar masën e paraburgimit për 1 muaj për Aleksandar Vlajiç, i dyshuar për veprat penale “Spiunazhi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontoroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjyqtari i procedurës paraprake, sipas një komunikate për media, ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse i pandehuri A.V lihet në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tij, pasi i njëjti është edhe shtetas i Serbisë dhe në këtë mënyrë mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore