Si arriti Vjosa Osmani t’i fusë 4 gratë e përdhunuara gjatë luftës në Këshillin e Sigurimit përballë Vuçiç
Delegacioni me të cilin shoqërohej presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – më konkretisht shoqërimi nga katër gra, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë – në takimin e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka shkaktuar debat të gjërë.
Kjo në lidhje me procedurën e ndjekur nga Osmani dhe vetë KS-ja.
Gazetarja serbe në Washington, Ksenija Pavloviç, ka kërkuar informacion në KS në lidhje me delegacionin. Ajo shkruan se iu drejtua Misionit të Maltës në OKB për njohuri mbi mysafirët e presidentes Osmani.
“Ne nuk jemi të përfshirë në akreditimin e delegacionit të saj; që bëhet ekskluzivisht ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Protokollit të OKB-së. Prandaj, ne nuk e dimë se cilët janë personat që po e shoqërojnë atë”, tha Adam Kuymizakis, zëvendës Misioni i Përhershëm i Maltës në Kombet e Bashkuara.
Më pas, “The Pavlovic Today” kërkoi sqarime të mëtejshme nga Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Sipas Dujarric, procesi menaxhohej nga Sekretariati dhe jo nga Zyra e Protokollit, dhe individëve nga Kosova iu lëshuan leje të posaçme në përputhje me rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit dhe politikën “neutrale ndaj statusit” të OKB-së.
“Procesi të cilit ju i referoheni nuk menaxhohet nga zyra e protokollit. Ai menaxhohet nga Sekretariati në tërësi, dhe Sekretariati i OKB-së ndjek procedurat e vendosura në lidhje me qasjen e individëve nga Kosova në ambientet e Kombeve të Bashkuara”.
Sipas këtyre procedurave, vuri në dukje Dujarric, “në përputhje me rezolutën ,individëve nga Kosova u janë lëshuar lejet e zakonshme speciale për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën që u mbajt më 22 prill”.
Ai theksoi më tej, “sigurisht që Sekretariati nuk është i informuar për përmbajtjen e vërejtjeve të dhëna në dhomën e Këshillit të Sigurimit”.
Osmani në seancën e Këshillit të Sigurimit ka hyrë e shoqëruar nga katër gra heroina nga Kosova: Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elhame Muçollin dhe Shyrete Tairin.
Kjo nuk u prit mirë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili theksoi se në fillim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pyeti veten se pse u vonua seanca dhe cilët ishin individët që protokolli i OKB-së nuk donte t’i lejonte brenda.
Duke i karakterizuar ngjarjet e zhvilluara “tronditëse”, Vuçiç sugjeroi se ato ishin orkestruar për të provokuar një përgjigje nga ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vdes njeriu që kishte transplantuar për herë të parë veshkën e derrit
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar
-
Putin shkarkon Shoigun dhe cakton një ministër të ri Mbrojtje, në mes të luftës
-
“Abissnet Superiore” për vajza/ Vllaznia mund Apoloninë në finale & shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 11-të
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Putin shkarkon Shoigun dhe cakton një ministër të ri Mbrojtje, në mes të luftës
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar