Meta për Dumanin: Nuk i druhem arrestimit nga një prokuror që është kthyer në zëdhënës politik
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat, i pyetur nëse i druhej një arrestimi nga SPAK, dhe nëse daljet publike të tij janë një presion ndaj SPAK-ut, tha se nuk bënte presion ndaj askujt dhe se nuk i druhej një prokurori që, sipas tij, është kthyer në një zëdhënës politik.
“Unë nuk bëj asnjë lloj presioni ndaj askush. Unë jam mësuar të them të vërtetën. Aq më shumë ti druhem arrestimit nga një prokuror që është kthyer në zëdhënës politik të Ëngjëll Agaçit, të cilin duhet ta kishte arrestuar prej kohësh për aferën e inceneratorëve, të Edi Ramës, që duhet ta kishte arrestuar prej kohësh për shkak të aferave të tjera, që duhet të kishte arrestuar Erion Velinë dhe gjithë të tjerët, dhe një prokuror që kërcënoi Arben Ahmetajn, kur ai tha disa të vërteta, në mënyrë që të mbyllte gojën, në vend që t’i ofronte atij marrëdhënie bashkëpunimi dhe lehtësira, për të treguar të gjitha shkeljet ligjore, dhe korrupsionin e bërë nga shefi i tij”, u shpreh Meta.
Ai deklaroi se Reforma në Drejtësi do të shkojë te 140 votat.
“Reforma në Drejtësi, do të shkojë atje te 140 votat. Ramaformën do ta hedhim në Lanë, atje ku bëri ligjin ai për t’u betuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”, vijoi Meta.
Ai foli për devijim të Reformës në Drejtësi.
“Çfarë ka devijuar? Më thuaj çfarë nuk ka devijuar! Përse nuk e mbani mend ju, Prokurorja u zgjodh me 69 vota,kundërshtim me Kushtetutën; bëri emërimet në të gjitha Prokuroritë, zgjodhi KLP, që bën deklarata që i bëjnë fresk këtij; KLP zgjodhi SPAK, zgjodhi Prokurorin tjetër, prandaj nuk funksionon ky sistem. Prandaj nuk ka asnjë hetim serioz për zgjedhjet. Prandaj lihet Edi Rama që t’i vjedhë në Durrës, dhe t’i blejë votat atje, dhe me Vangjush Dakon. Edhe pas zgjedhjeve bëhet gjoja një arrestim i Vangjush Dakos. Prandaj Metamorfoza, meqë ka lidhje me Shkodrën, nuk hetohet në kohë, por hetohet pas zgjedhjeve”, u shpreh kreu i PL-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Abissnet Superiore” për vajza/ Vllaznia mund Apoloninë në finale & shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 11-të
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Lehtësimi i jetës së shqiptarëve, ligji i luftës dhe e ardhmja evropiane – Cilat ishin mesazhet e Ramës në Athinë?
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Putin shkarkon Shoigun dhe cakton një ministër të ri Mbrojtje, në mes të luftës
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar