Lajme

Cern miraton eksperimentin për të gjetur prova për grimcat ‘fantazmë’


Disa fizikanë kanë dyshuar prej kohësh se grimcat misterioze ‘fantazmë’ në botën rreth nesh mund të avancojnë shumë të kuptuarit tonë për natyrën e vërtetë të Universit.

Tani shkencëtarët mendojnë se kanë gjetur një mënyrë për të provuar nëse ekzistojnë apo jo.

Qendra evropiane për kërkimin e grimcave, Cern, ka miratuar një eksperiment të krijuar për të gjetur prova për to.

Instrumenti i ri do të jetë një mijë herë më i ndjeshëm ndaj grimcave të tilla se pajisjet e mëparshme.

Ai do të thyejë grimcat në një sipërfaqe të fortë për t’i zbuluar ato në vend të njëra-tjetrës si pajisja kryesore e Cern-it, Large Hadron Collider (LHC).

Teoria aktuale e fizikës së grimcave quhet Modeli Standard.

Referuar teorisë, çdo gjë në Univers përbëhet nga një familje prej 17 grimcash – të njohura si elektroni dhe bozoni Higgs – si dhe kuarku më pak i njohur por i quajtur mrekullisht sharmi, tau neutrinoja dhe gluoni.

Disa janë të përziera në kombinime të ndryshme për të krijuar grimcat më të mëdha, por ende tepër të vogla, që përbëjnë botën përreth nesh, si dhe yjet dhe galaktikat që shohim në hapësirë.

Kurse të tjerat janë të përfshira në forcat e natyrës.

Por ka një problem: astronomët kanë vënë re gjëra në qiej që sugjerojnë fuqishëm se gjithçka që ne mund të vëzhgojmë përbën vetëm pesë për qind të Universit.

Disa, apo edhe gjithë pjesa tjetër e Universit, mund të përbëhen nga grimcat ‘fantazmë’ ose të fshehura.

Mendohet të jenë fantazmë të 17 grimcave të Modelit Standard.

Nëse ekzistojnë, ato janë vërtet të vështira për t’u zbuluar pasi shumë rrallë ndërveprojnë me botën që njohim.

Ashtu si fantazmat, kalojnë drejt e në çdo gjë dhe nuk mund të zbulohen nga asnjë pajisje tokësore.

Por teoria është se grimcat fantazmë mund, shumë rrallë, të shpërbëhen në grimca të Modelit Standard, dhe këto mund të merren nga detektorët.

Instrumenti i ri rrit shanset për zbulimin e këtyre zbërthimeve duke rritur në masë të madhe numrin e përplasjeve.

Në vend që të përplasen grimcat së bashku, siç bëjnë shumica e eksperimenteve aktuale, Search for Hidden Particles (SHiP) do t’i përplasë ato në një bllok të madh materiali.

Çka do të thotë se të gjitha grimcat janë copëtuar në copa më të vogla.

Sakaq, gjuetia për grimcat fantazmë kërkon pajisje të përshtatura posaçërisht.

Me eksperimente normale, për shembull, duke përdorur përplasësin e madh të Hadronit, grimcat e reja mund të zbulohen deri në një metër nga përplasja.

Por grimcat fantazmë mund të mbeten të padukshme dhe të udhëtojnë disa dhjetëra apo edhe qindra metra përpara se të shpërbëhen dhe të zbulohen.

Pra, detektorët aktualë janë vendosur shumë më larg.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore