Lajme

AK-47, municion dhe elektroshok gjendet në shtëpinë e një serbi në Veri


Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një bastisje në një shtëpi në Zveçan ka gjetur dy armë zjarri AK-47 dhe një sasi të municionit mëngjesin e së dielës.

“Sipas detyrës zyrtare është njoftuar prokurori kujdestar, me autorizim të të cilit zyrtarët policorë sipas procedurave të parapara kanë realizuar një operacion të kontrollit të një shtëpie, në tavanin e së cilës janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri AK-47, disa karikatorë, një sasi e municionit dhe një elektroshok”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit, policia posedon informacione lidhur me personin e dyshuar mashkull serb të cilit i përket shtëpia e banimit, e i cili dyshohet se gjendet në Serbi.

Por, organet e rendit kanë theksuar se rasti nuk ndërlidhet me procesin e votimit për apo kundër largimit nga funksioni i kryetarëve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore