Sport

100 minuta nuk mjaftojnë, derbi i Torinos mbyllet pa gola


Derbi i qytetit të Torinos mes skuadrës së Torino-s dhe Juventus-i është mbyllur me rrjeta të paprekura.

Në “Stadio Olimpico Grande Torino” nuk mjaftuan 100 minuta (bashkë me kohën shtesë) për t’u shënuar së paku një gol.

Torino dhe Juventus u përballën për llogari të javës se 32-te në Serie A me barazimin që nuk i shkon për shatat asnjë skuadre.

Juventus shkon tashmë në kuotën e 63 pikëve, në vendin e tretë në Serie A. Bardhezinjtë rrezikojnë shumë, duke qenë se Bologna e vendit të katërt ka 58 pikë dhe Roma e vendit të pestë ka 55 pikë. Me këto dy të fundit që kanë nga një ndeshje më pak.

Torino gjendet në vendin e nëntë në Serie A me 45 pikë. Skuadra e Ivan Juric-it është ende në garë për të arritur në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm, duke qenë se është vetëm pesë pikë larg Atalanta-s së vendit të gjashtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore