Lajme

Zyrtari serb thotë se UÇK-ja vrau shumë ushtarë serbë në Koshare


Veljko Odaloviç, presidenti i Komisionit për Personat e Zhdukur në Serbi,

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka vrarë shumë serbë në Betejën e Koshares, prandaj ekziston edhe një varrë në atë pjesë me trupat e ushtarëve serbë.

Këto janë pretendimet e Veljko Odaloviç, presidenti i Komisionit për Personat e Zhdukur në Serbi, i cili duke folur për televizionin publik serb, pohoi se për “këtë varrezë” ka mësuar nga “një video e siguruar”.

Sipas tij, ekziston një video e cila “siguron prova të një varreze të mundshme të mbushur me trupa të ushtarëve serbë të vrarë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.

Tashmë Odaloviç thotë se e kanë dorëzuar një CD në Prishtinë, me filmin që prezanton prova për pretendimet e serbëve.

“Ne duhet të shkojmë në lokacionin e Koshares sa më shpejt të jetë e mundur dhe të përpiqemi të shkojmë në vendin e duhur në mënyrë që të mund të fillojë zhvarrosja”.

Sipas serbit, për këtë di edhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, UNMIK dhe EULEX-i.

Deklaratat e Odaloviç vijnë në kohën kur Qeveria e Kosovës po shqyrton mundësitë për ta paditur Serbinë për Gjenocid.

Ishte pikërisht tema e krimeve të luftës që nxiti debat të ashpër në mes të Vjosa Osmanit dhe Aleksandër Vuçiç në takimin e tyre në Brdo-Brijun të Sllovenisë, bashkë edhe me shefat e tjerë të shteteve të Ballkanit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore