Kosova

ZPS: Dëshmitarët kanë kërkuar masa mbrojtëse – avokatët e quajnë joserioze gjykatën


ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Në konferencën e shtatë për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, Zyra e Prokurorisë Speciale (ZPS) ka njoftuar se deri më tani janë evidentuar disa dëshmitarë dhe kanë paraqitur masat mbrojtëse.

“Dy nga dëshmitarët ndërkombëtarë janë miratuar dhe bërë të dukshëm. Kërkesat për masa mbrojtëse janë bërë, materiali në fjalë do të nxjerrët. Pesë dëshmitarë janë bërë të ditur. Presim që raportet të merren brenda datës 27”, tha prokurorja.

Sipas saj, “që nga konferenca e fundit janë nxjerr 24 pako, dhe disa të tjera janë duke u bërë gati deri më 27 shtator, lidhur me çështjet e përcaktuara, është bërë përparim i dukshëm”.

“100 materiale, nënkategorizimi që bëhet kërkon shumë burime dhe në momentin që ndodhemi, nuk është diçka që mund të bëhet pa burimet pasuese”.

Prokurorja e rastit

Ndërkaq avokatët e të akuzuarve janë ankuar se Prokuroria është vonuar në nxjerrjen e materialeve të ndryshime.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka kritikuar Prokurorinë Speciale pse ish-krerët e UCK po mbahen ende në paraburgim.

‘’Me shpresën që prokuroria do të jetë e gatshme dhe duhet ta dimë sa do të zgjasë procesi paragjyqësor. Prokuroria u përgjigj se na po i sajojmë. Dua të dëgjoj e kam bërë pyetje edhe më përpara dhe kolegia ishte ajo që bëri këtë vlerësim. Duhet të kërkojë falje që të akuzuarit vazhdojnë të mbesin në paraburgim”, theksoi Emmerson.

Ai ka shtuar se Prokuroria e ka ditur gjatë gjithë këtyre seancave se 70 për qind e materialeve nuk janë bërë të njohura, “na gënjyen të gjithëve, nuk ka parë njeri të sillet sikur kjo të ishte diçka normale, është jonormale që një prokuror i përgjegjshëm të sillet në këtë mënyrë”.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson

Emmerson e ka quajtur Prokurorinë pa kredibilitet në aspektin e parashikimeve për zhvillimin e gjykimit.

”Diçka duhet bërë jo për mua, por meqë jemi këtu, që e zgjatët afatin ku kemi marrë 75 për qind të materialeve dhe në rastin e klientit tim, provat dhe akuzat nuk janë bërë të njohura, për gjithë këta muaj kanë mbetur në paraburgim”.

Pas fjalës së avokatit të Veselit, ka reaguar gjyqtari Nicolas Guillou, duke ia tërhequr atij vërejtjen.

“Ju lutem mos ju drejtoni ashtu prokurores sepse s’është e rrugës të veproni kështu zoti Emerson”, tha ai.

“I lus të pranishmit të mos sillen në mënyrë agresive ndaj njëri-tjetrit”, shtoi tutje gjyqtari i procedurës paraprake.

Ndërkaq Zyra e Prokurorit të Specializuar është urdhëruar që deri më 22 tetor ta dorëzojë listën paraprake të dëshmitarëve në rastin kundër ish-eprorëve të U{K-së.

Guillou, ka thënë se ZPS-ja ka afat deri më 1 nëntor që materialet 102.1b t’ia dorëzojë mbrojtjes.

“Urdhërojë që ZPS-ja t’ia dorëzojë mbrojtjes listën paraprake të dëshmitarëve më së largu deri më 22 tetor të vitit 2021”, ka pohuar Guillou.

Gjyqtari Nicolas Guillou

Edhe avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, ka pasuar vërejtje për punën e organit të akuzës.

“Prokuroria po thotë se janë 15 dëshmitarë, por nuk po tregon për volumin e materialit”, ka potencuar Kehoe.

Aktakuza ndaj ish-eprorëve të UÇK-së ishte ngritur më 26 tetor të vitit 2020.

Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi u arrestuan në nëntor të vitit të kaluar nga ZPS-ja.

Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999.

Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore