Lajme

Zjarri në Qendrën Tregtare në Hong Kong, më shumë se 100 persona të bllokuar në çati


Më shumë se 100 njerëz janë bllokuar në çatinë e Qendrës Botërore të Tregtisë në Hong Kong në pritje të shpëtimit pas një zjarri që shpërtheu të mërkurën.

Policia e Hong Kongut konfirmoi për të përditshmen britanike “BBC” se të paktën tetë persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital.

Ata thanë se zjarri shpërtheu në dhomën e makinerisë, e cila përfundimisht çoi në djegien e skelave. Objekti është aktualisht në rinovim.

Nuk raportohet për viktima dhe operacionet e shpëtimit janë ende duke punuar.

Tetë të plagosurit janë të moshës nga 31 deri në 72 vjeç.

Sipas autoriteteve, gjithsej 150 persona janë evakuuar deri më tani.

Të gjitha dyqanet ishin liruar gjatë punimeve të rinovimit, duke lënë në funksion vetëm disa nivele të ndërtesës, kryesisht restorante dhe zyra.

Zjarri është klasifikuar si incident i nivelit të tretë.

Zjarri në Qendrën Botërore të Tregtisë 38-katëshe në rrugën Gloucester u raportua në kohën e drekës.

Marrë nga BBC, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore