Lajme

Zgjidhet Bordi i ri i RTK-së


RTK

Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur Bordin e Radio Televizionit të Kosovës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, njoftoi se ky bord do ta ketë këtë përbërje:

Fatmire Lumi Qehaja, Arta Berisha, Albulena Mehmeti, Shukrije Rama, Driton Hetemi, Besnik Boletini, Safet Kabashaj dhe Bekim Sele.

Konjufca theksoi se nga radhët e komunitetit serb nuk është zgjedhur asnjë anëtar, me ç’rast duhet të përsëritet konkursi.

Bordi i RTK-së u shkarkua më tetë korrik të këtij viti nga Kuvendi i Kosovës. Por, shkarkimi i këtij bordi ngjalli shumë reagime. Opozita kundërshtoi ndërsa deputetët e pozitës dhanë arsyet e shkarkimit.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Daorsa Kica, seancës së Kuvendit të Kosovës, kishte përmendur arsyet, sipas saj, pse duhet të shkarkohet Bordi i RTK-së.

Daorsa Kica

Ajo pati thënë se shkarkimi i këtij Bordi është i bazuar në Ligjin për RTK-në, duke cituar një nen të këtij Ligji.

“Pra, anëtari i Bordit mund të shkarkohet, ndër të tjera, nga një iniciativë tjetër jashtë formatit të Bordit të RTK-së, dhe legjitimohet nga vota e shumicës së thjeshtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në rastin konkret, iniciativa është marrë nga dy komisione parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thoshte Kica.

Komisioni ad-hoc për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovës kanë eliminuar nga gara rreth 30 kandidatë nga 127 sa kishin aplikuar për shkak se të njëjtit nuk i kanë plotësuar kriteret e aplikimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore