Lajme

Zelensky: Nuk shohim asnjë provë për tërheqjen ruse


“Ne ende nuk shohim ndonjë tërheqje” të trupave ruse nga kufiri, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë një vizite në një bazë ushtarake në Ukrainën perëndimore.

“Për momentin kemi dëgjuar vetëm për tërheqjen”. “Siç e kam thënë disa herë”, vazhdoi ai me BBC-në, “ne jemi të qetë për çdo kërcënim, sepse kujtojmë se e gjithë kjo nuk ka nisur dje, por shumë vite më parë”.

Në çdo rast, përfundoi ai, “për momentin tërheqja ekziston vetëm në një deklaratë. Kur të ndodhë në të vërtetë të gjithë do ta shohin”.

Edhe nga Brukseli, ku po zhvillohet mbledhja e ministrave të mbrojtjes së NATO-s, vijnë shenja skepticizmi: “Do të jemi të kujdesshëm derisa të shohim një reduktim adekuat të përshkallëzimit ushtarak nga Kremlini”, deklaroi ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore