Lajme

Zelanda e Re riatdheson gruan me lidhje të mundshme me IS


Një grua e dyshuar si anëtare e Shtetit Islamik (IS) mund të riatdhesohet nga Turqia.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e cila tha se vendimi për të lejuar kthimin e 26-vjeçares dhe dy fëmijëve të saj të vegjël nuk ishte “marrë lehtë”.

Gruaja u rrit në Zelandën e Re dhe Australi dhe mbajti shtetësinë në të dy vendet, derisa Australia e hoqi atë vitin e kaluar.

Kjo bëri që Ardern të akuzonte Canberra-n për “heqjen dorë nga përgjegjësitë e saj”.

Ajo shtoi se do të ketë shumë kujdes për të minimizuar çdo rrezik për zelandezët e rinj.

Gruaja ishte kapur, duke hyrë në Turqi nga Siria me fëmijët e saj.

Ajo ishte nisur për në Siri në vitin 2014 me një pasaportë australiane.

Canberra ia hoqi shtetësinë gruas vitin e kaluar, me kryeministrin Scott Morrison, të cilin e quajti atë “një armik të vendit tonë”.

Në fillim të këtij viti, Ardern mori këtë vendim, duke thënë se gruaja duhet të kthehej në Australi – ku kishte kaluar pjesën më të madhe të fëmijërisë dhe jetës së saj.

Të hënën e 26 korrikut ajo tha se Zelanda e Re nuk kishte zgjidhje tjetër, përveç se të merrte gruan, pasi ishte i vetmi vend ku mund të banonte ligjërisht.

“Ata nuk janë përgjegjësi e Turqisë dhe me Australinë që refuzon të pranojë familjen, kjo i bën ato tonat”, tha Ardern.

I takon policisë të zgjedhë nëse gruaja duhet të përballet me një hetim penal pas kthimit të saj, shtoi ajo.

Kjo nuk është hera e parë që qeveritë luftojnë me vendime se çfarë të bëjnë me qytetarët që janë emëruar si të dyshuar për terrorizëm.

Mbretëria e Bashkuar hoqi shtetësinë e Shamima Begum, një nxënëse britanike, e cila u bashkua me IS në 2015.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore