Lajme

Zbulohen detajet e organizimit të korridoreve humanitare


Korridoret humanitare në Mariupol dhe Volnovakha do të hapen nga ora 9:00 dhe do të mbeten të hapura deri në orën 16:00 sipas orës lokale të Kiev-it.

Ministrja për riintegrimin e territoreve të pushtuara përkohësisht, Irina Vereshchuk tha se si do të funksionojnë korridoret humanitare dhe sa njerëz mund të nxirren jashtë.

Ndërmjetësues do të jetë organizata “Kryqi i Kuq”, e cila garanton edhe armëpushimin. Gatishmëria për të zhvilluar një korridor humanitar u konfirmua nga Federata Ruse.

Rruga e evakuimit dhe dërgimit të ngarkesave humanitare në Mariupol: Mariupol-Nikolskoe-Rozivka-Bilmak-Pologi-Orekhov-Zaporozhye.

Rruga e korridorit humanitar nga Volnovakha: Volnovakha-Valerianovka-Novoandreevka-Kirilovka-Ugledar-Pokrovsk-Zaporozhye.

Pikat e grumbullimit janë sheshet qendrore të Volnovakha-s dhe Mariupol-it.

“Kryqi i Kuq” do të prijë kolonat që do të lëvizin përgjatë gjurmëve të korridoreve.

Sipas të dhënave paraprake janë planifikuar të nxirren rreth 200 mijë njerëz nga këto qytete.

Irina Vereshchuk falënderoi të gjithë vullnetarët që bënë të mundur organizimin e korridoreve humanitare.

Ajo gjithashtu kërkoi nga trupat ruse që t’i përmbahen armëpushimit dhe të lejojnë evakuimin e njerëzve sepse e gjithë bota po e shikon këtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore