Jetesë & Stil

Zac Efron zgjon “dyshime” për ndërhyrje plastike


Për të promovuar klipin “Earth Day Musical” të Bill Nye në “Facebook Watch”, disa figura publike, u bashkuan me Nye, që të inkurajojnë njerëzit, të kujdesen për planetin, përfshirë edhe yllin amerikan, Zac Efron, nofulla dhe buzët e të cilit menjëherë tërhoqën vëmendjen e fansave.

“Çfarë i bëri Zac Efron nofullës së tij?” shkroi në Twitter një ndjekës, ndërsa një tjetër tha se “ka një foto të Zac Efron me mbushës të tmerrshëm të botoksit dhe nofullës që po qarkullon në Twitter”.

The Weeknd – Save your tears

Një përdorues e krahasoi yllin e “High School Musical” me imazhin e këngëtarit, The Weeknd, në video klipin e tij “Save Your Tears”, teksa një tjetër shtoi se ai duket si “personazhi i Shrek-ut”, nga filmat e animuar.

Por kjo nuk është hera e parë që Efron, bën bujë me paraqitjen e tij kontroverse.

Ai gjithashtu “tronditi” fansat me paraqitjen fizike të arritur enkas për serialin “Down to Earth” të Netflix, teksa u shfaq me një transformim total në format trupore, por që për dallim nga tash, atëherë u komentua pozitivisht.

Zac Efron – Para dhe pas fillimit të gjirimeve të serialit “Down to Earth”

“Po. Ky ishte ndryshimi i nevojshëm për Efron “shkroi në Twitter një mbështetës verën e kaluar, teksa një fanse është shprehur se ” Zac Efron është kthyer në një ‘daddy’ total dhe unë thjesht po e adhuroj këtë ndryshim”.

“E kuptova që kur mbarova me atë film, nuk dua kurrë të jem përsëri në atë gjendje të mirë”, tha aktori prillin e kaluar, teksa ka folur rreth regjimit dhe dietave të rrepta të cilave iu është nënshtruar për t’i arritur format e kërkuara nga produksioni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore