Muzikë

Young Zerka publikon dy projekte të reja muzikore


Kanë kaluar muaj që kur artisti nga Shqipëria, Young Zerka, nuk kishte publikuar ndonjë këngë të re – por, siç duket puna për të nuk kishte ndaluar. Kjo pasi që i njëjti ka publikuar dy video projekte të reja muzikore me rastin e festave të fund vitit.

“Tiranë-London” dhe “Tik Tak” janë dy këngët më të reja nga Young Zerka, të cilat u lansuan në kanalin e tij zyrtar të YouTube si dhe në platformat e tjera virtuale.

Kënga “Tiranë-London” e solli Zerkën në bashkëpunim me artistin internacional, Og Merks, ndërsa dyshja shfaqen duke kënduar muzikë të zhanrit rep, bashkangjitur me një video klip të mbushur me vajza duke iu përshtatur tematikës së këngës.

Për tekstin e këngës janë përkujdesur vetë artistët, ndërsa produksionin ia kanë besuar, Alandyt.

Ndërkaq, kënga tjetër e publikuar në datë të njëjtë – “Tik Tak” sjellë Young Zerkën solo pranë fansave duke kënduar në stilin e tij të vjetër që edhe e bëri të famshëm në trojet shqipfolëse.

Të dyja video klipet e publikuara janë të xhiruara nga kompania artistike “Max Production” dhe veç se kanë filluar të pëlqehen nga publiku.

Këngët e reja të Young Zerkës u përkrahen edhe nga fytyrat publike të tilla si: Olti Curri, Muma, Irkenc Hyka, Arta Mehmedi e shumë artistë të tjerë.

E fundit këngë e publikuar nga artisti Zerka është “Desire”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore