Lajme

Vuçiç takon ambasadorin rus: Serbia vazhdon rrugën evropiane, por ruan miqësitë me Rusinë e Kinën


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është takuar me ambasadorin e Federatës Ruse, Aleksandar Bocan-Kharchenko, me të cilin ka biseduar për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe ka theksuar vendosmërinë e palëkundur të lidershipit shtetëror të Serbisë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon me veprimet e saj.

“Ambasadorja Bocan-Kharchenko e uroi presidentin për rizgjedhjen në postin përgjegjës të kreut të shtetit dhe i uroi që të vazhdojë të kontribuojë në përparimin e shoqërisë dhe ekonomisë serbe përmes punës së përkushtuar”, ka njoftuar zyra për media e Qeverisës së Serbisë.

Duke falënderuar për urimet, presidenti Vuçiç tha se Serbia në rrugën e saj evropiane do të vazhdojë të ruaj “miqësitë dhe partneritetet tradicionale me Rusinë dhe Kinën”.

Në takim u bisedua për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe serbo-ruse, duke përfshirë edhe fushën e energjisë, me shpresën se së shpejti do të fillojnë bisedimet për sasitë, çmimet dhe kushtet e tjera të furnizimit me gaz.

“Gjatë takimit, ambasadorja Bocan-Kharchenko foli sesi Rusia e sheh konfliktin në Ukrainë. Presidenti Vuçiç shprehu shpresën për përfundimin e atij konflikti dhe dëshirën për paqe të qëndrueshme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore