Lajme

Vuçiç paralajmëron vizitë në Fushë Kosovë


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u ka kërkuar falje banorëve serbë në komunën e Fushë Kosovës, për deklaratën e bërë para disa ditëve në Parlamentin e Serbisë ku kishte thënë se në këtë zonë nuk ka banorë serbë.

Ai i ka paralajmëruar serbët e këtij vendi se do t’i vizitojë deri në fund të kësaj vere.

“Duke iu përgjigjur pyetjes së ‘TV H1’, se cila është arsyeja pse ai tha se nuk ka serbë në Fushë Kosovë, Vuçiç ka thënë se nuk është e vështirë për të që të kërkojë falje sa herë që bën një gabim – personalisht dhe si kryetar i shtetit”, shkruan agjencia e lajmeve serbe “Tanjug”.

Gjatë raportimit të tij në Kuvendin e Serbisë për procesin e dialogut, presidenti serb ka theksuar se “në Kosovë janë 120 mijë serbë më pak dhe se në Fushë-Kosovë nuk ka ngelur asnjë”.

Serbët, që jetojnë në Komunën e Fushë-Kosovës, janë shprehur të indinjuar me fjalimin e presidentit Vuçiç.

Ata kanë kërkuar nga ai që të vizitohen.

“Zotëri presidenti jonë tha se nuk ka asnjë serb në Fushë-Kosovë, por ka. Dhemb ajo që kemi dëgjuar, unë nuk e di kush po ia jep këto informata, por realiteti është krejt ndryshe. Ka dhe do të ketë”, ka thënë Mirjana Markoviç për Radio Kim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore