Lajme

Vuçiç i rrah shpinën Dodikut, kundërshton ShBA-në dhe BE-në – “Sanskionet nuk zgjidhin asgjë”


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka miratuar sjelljen, që BE e ka cilësuar “sjellje destruktive”, të Millorad Dodik, duke thënë se “pozicioni ynë është shumë i ngunjuar, i qartë, dhe hiç ambig”.

Këtë, Vuçiç, ia konfirmoi vetë Dodikut në takimin e së shtunës në Beograd, me ç’rast iu drejtua edhe BE-së dhe ShBA-së të cilët kanë paralajmëruar sanksione dhe izolim politik të “Dodikut dhe shoqëruesve të tij”.

“Sanksionet”, tha Vuçiç, “do të sillnin vetëm atmosferë të nxehtë e nuk do t’i kontribunin askujt. Do të sillnin vetëm efekt domino nga anë të ndryshme”.

“Serbia në asnjë mënyrë nuk i bashkëngjitet këtyre sanksioneve dhe s’do të ketë asnjë bllokadë në Drina sa të jem unë president”, tha ai.

Ndërsa, tha se “Dodikut i përcolla edhe disa mesazhe të BE-së dhe Botës në lidhje me formimin e ushtrisë së Republika Srpska-s”.

Ndërsa, i motivuar nga presidenti serb, u ndjeh Dodik.

“Paqja nuk ka çmim e as alternativë”, është shprehur Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, para Vuçiçit dhe mediave.

“Republika Srpska është e lënduar”, vazhdoi ai, “nga të tjerë që po shohin të na shfuqizojnë, përme forcave zvarritëse”.

Dodik, është duke “u vështruar me kujdesin dhe shqetësimin më të madh nga të gjithë vendet e Bashkimit Evropian” tha të shtunën Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ndërsa Dodik, pas takimin me Vuçiç deklaroi se “Nuk jam gati të sakrifikoj paqen për Republika Srpska”.

“Unë jam gati ta sakrifikoj veten për Republika Srpska-n, por Republikan Srpska për paqe – jo”, deklaroi Millorad Dodik.

“Askush”, vazhdoi Dodik përkundër paralajmërimeve të BE-së dhe ShBA-së për mos-cenim të integritet territorial dhe sovrantietit të BeH-së, “nuk dëshiron të ulet e të flasë me ne, por bëjnë vetëm zhurmë dhe tensionojnë situatën, dhe kërcënojnë me konflikte”.

Sipas agjesisë së lajmeve boshnjake Patria News Agency, takimi mes presidentit të Republika Srpska-s, Millorad Dodik dhe Aleksandër Vuçiç, vie si rrjedhojë e paralajmërimeve të rrepta amerikane dhe evropiane për sanksione dhe izolim politik të Dodik-ut dhe bashkpunëtorëve të tij.

Dodik po synon që përmes proceseve ilegale të formojë para-institucione të RS-së, me të cilat veprime dëshiron të merr nën kontroll kompetencat shtetërore të BeH-së.

Siç merr vesh Patria News Agency nga burime të tyre brenda qarqeve diplomatike, Aleksandër Vuçiç “është i pajtimit me përpjekjet e Dodikut për t’u kthyer në Marrëveshjen Origjinale të Dayton-it, por nëse të tre vendet konstituente pajtohen me këtë”.

“Çfarë është edhe më interesante”, shkruajnë Patria, “është ‘këshilla’ e Vuçiçit që vie si në një form ‘rekomandimi’’.

“Siç kemi arritur të kuptojmë nga burimet tona, Vuçiç po i sygjeron Dodikut një ndryshim të përkohshëm të taktikave në mënyrë që të përforcojë pozicionin e RS-së”.

Vuçiç, thuhet më tej, i ka propozuar Dodikut që të futet në një marrëveshje me boshnjakët, “një dialog historik”, përmes adoptimit të një “deklarate të përbashkët mbi gjenocidin në Jasenovaç dhe Srebrenicë”.

Një sugjerim i tillë i Vuçiçit nuk është për t’u habitur, sepse që nga ftesa e Dodikut drejtuar Izetbegoviçit për t’u takuar dhe “biseduar”, është e qartë se interesi strategjik i Beogradit dhe Banja Lukës është nxjerrja e problemit të veprimit antikushtetues nga fusha e institucioneve në fushën e “marrëveshjes së popullit”, pra asaj që Dodik vazhimidisht krijon përqarje me “referendum”.

Nga ana tjetër, Izetbegoviç padyshim që “nuk e urren” një format të tillë për zgjidhjen e krizës, siç dëshmon edhe largimi i tij në Banja Llukë.

Megjithatë, nisja e një dialogu historik, sipas informacioneve nga burime diplomatike të Patria News Agency, ka edhe një qëllim praktik politik.

Zgjidhja e çështjes së “ligjit Inzko” dhe çështja e njohjes së Përfaqësuesit të Lartë të ri në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe ky i fundit është një parakusht i domosdoshëm për çdo pranueshmëri ndërkombëtare dhe veçanërisht perëndimore të Republikës Sërpska, ruajtja e së cilës është “interes jetik i Republikës së Serbisë”, thotë ky medium.

Dodik e ka pranuar ftesën e Vuçiçit për të diskutuar për këto tema dhe siç bëhet e ditur, ka shprehur mirëkuptim për këtë lloj propozimi, por ende nuk dihet nëse jep garanci për zbatimin e tyre në këtë drejtim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore