Lajme

Vuçiç: Dorëhiqem – nëse është nevoja


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nëse është nevoja “do të jap dorëheqje vetë”, duke iu përgjigjur pyetjes së një deputeti të Partisë Demokratike Serbe, i cili e akuzoi se ka dështuar për ta mbrojtur Kosovën.

Ai theksoi se koha e sundimit të DS-së ishte periudha më e errët në historinë e Serbisë që nga viti 1918.

“Kemi dëgjuar shumë herë se serbët nga Kosova janë fajtorë sepse marrin pjesë në Qeverinë e Kosovës. E dini, njerëz të DS-së, si Goran Bogdanoviç, morën pjesë në qeverinë e Kosovës, përkujtoi Vuçiç”.

Vuçiç në Kuvend: Jam skeptik për Asociacionin, çnjohja e radhës është në sirtar

Të martën, Vuçiç gjatë fjalimit të tij është treguar skeptik për sa i përket formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Bota perëndimore nuk i bënë presion Kosovës për t’i përmbushur të gjitha marrëveshjet e rëna dakord, mbi të gjitha për formimin e Asociacionit. Dyshojë shumë se kjo do të ndodhë, pavarësisht premtimeve, përveçse në nivel të ndonjë organizate joqeveritare”, ka thënë ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Serbisë, në të cilën po prezanton para deputeteve raportin e procesit të dialogut nga 15 qershori i vitit 2021 deri më 1 shtator të këtij viti.

Shteti i tetë, sipas pretendimeve të Vuçiç, gjatë javëve të ardhshme pritet ta çnjohë pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë ai nuk ka dhënë detaje për shtetin i cili, sipas tij, pritet ta çnjohë shtetësinë e Kosovës.

“Për momentin kemi më shumë vende që nuk e njohin Kosovën sesa që e njohin. Ne po luftojmë për Kosovën në të gjitha frontet. Përgjigja jonë është vendimtare dhe efektive ndaj përpjekjeve të Kosovë për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

Për Vuçiç në politikë një gjë është e rëndësishme – ofrimi i politikave të cilët janë realiste dhe mundësisht të implementueshme.

“Më e rëndësishme është mundësia sesa dëshira për t’i kënaqur njerëzit. Dhe mundësit për përparim janë shumë të pakta ndërsa mundësitë për të shkuar në humnerë janë mjaftë të mëdha”, ka shtuar ai.

Sipas Vuçiç gjithë në këtë mes primare është mbrojtja e Kosovës dhe serbëve që jetojnë atje.

Vuçiç para deputetëve serbë: Asnjëherë s’do ta njohë drejtpërdrejtë apo tërthorazi pavarësinë e Kosovës  

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Serbisë, në të cilën presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po prezanton para deputeteve raportin e procesit të dialogut nga 15 qershori i vitit 2021 deri më 1 shtator të këtij viti, ka nënvizuar faktin se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, as në mënyrë direkte e as indirekte.

“Dëshirojë që si betim në Kushtetutë, të them se asnjëherë, drejtpërdrejtë apo tërthorazi, nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe as nuk do të mungojë në luftën për Kosovën”, ka thënë ai para deputetëve serb këtë të martë.

Askush nga serbët, thotë Vuçiç, nuk duhet të ketë iluzione për Kosovën, pasi sipas tij ajo është “fëmija e Perëndimit”.

“Nuk do të heqim dorë kurrë prej saj. Integriteti territorial është një frazë e shenjtë kur fjala është për Ukrainën, por kur flitet për integritetin territorial të Serbisë, ajo nëpërkëmbet”.

Sipas Vuçiç të gjitha bisedat të cilat ai i ka realizuar me përfaqësuesit e vendeve perëndimore, kanë përfunduar me të njëjtën kërkesë – njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Mua më thuhej se nëse Serbia dëshiron të ecë përpara në të ardhme dhe t’i përkasë komuniteteve moderne, duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës, në të kundërtën do të mbetet në anën tjetër të perdes dhe nuk do të jetë në gjendje të përparojë”.

Sipas Vuçiç, Serbia dhe Kosova nuk do të mundë të arrijnë ndonjë marrëveshje përfundimtare, derisa Kosova të udhëhiqet nga lidershipi aktual.

“Ata dinë vetëm gjuhën e forcës, ditët e fundit janë bërë përpjeke për të ndryshuar plotësisht kornizën e bisedimeve në dialog nga ndërkombëtarët. Për ta është shumë e rëndësishme që ne po shkojmë drejt njohjes joformale të pavarësisë së Kosovës dhe presioni po rritet”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore