Lajme

Vrasje e dyfishtë në Tetovë, të vrarë baba e bir


Pamje nga vendi i ngjarjes.

Dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në fshatin Çollopek të Komunës së Tetovës – komunë e banuar me shumicë shqiptare në Maqedoni të Veriut.

Siç raportojnë mediat në Shkup, në bazë të informacioneve të para, shkak për vrasjen e dyfishtë dhe plagosjen e një tjetri, anëtarë të së njëjtës familje, ka qenë çështja e pronave.

Dorasi është 60-vjeçari me inicialet I.I. Ai ka lënë të vrarë baba e bir (52-vjeçar dhe 28-vjeçar), derisa nga shkëmbimet me armë zjarri dyshohet të jetë plagosur edhe vet autori.

60-vjeçari me I.I. ka lënë të vrarë babë e birë 52 vjeçar dhe 28 vjeçar. Nga gjuajtjet me armë zjarri dyshohet të jetë plagosur edhe vet autori.

Dy të plagosurit të shoqëruar nga policia fillimisht u dërguan në spitalin klinik të Tetovës, por pas rëndimit të gjendjes së tyre shëndetësore u transportuan në Shkup.

Për rastin tragjik ka folur edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, i cili nuk ka dhënë detaje, por ka konfirmuar se deri në këtë ngjarje të rëndë kanë çuar çështjet e pazgjidhura pronësore.

“Kolegët punojnë për momentin për zbardhjen e kësaj ngjarje. Bëhet fjalë për çështje të pazgjidhura pronësore në një familje. Këto janë informacionet e para që më dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti të rrumbullakohet i gjithë ai procesi dhe të kemi detaje nga ngjarja”, tha Spasovski.

Policia e Maqedonisë së Veriut, deri më tani nuk ka konfirmuar identitetin e të vrarëve dhe të plagosurit.

Në vendngjarje ka dalur edhe Prokuroria për të nisur hetimet për rastin, ndërsa është thënë se nesër do të dalin me informacione

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore