Shqipëria

Vrasja në Shkodër/Shkak konflikte për pasurinë


Shkak për ngjarjen e rëndë të rregjistruar ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku vëllai vrau të motrën dyshohet se kanë qenë konfliktet e shumta për pronësinë e shtëpisë në lagjen ‘3 heronjtë.

Autori, Fabian Vukaj jetonte i vetëm në Shkodër, ndërsa viktima, Diana, jetonte në Gjermani dhe sipas dëshmive të banorëve të lagjes, dërgonte para për vëllanë, për ta ndihmuar nga gjendja ekonomike.

58-vjeçarja Diana Vuka, ishte kthyer nga Gjermiania vetëm dy ditë më parë.

Policia tha se viktima ishte gjetur e pajetë në dhomën e saj të gjumit. Autori i krimit, 55-vjeçari Fabian Vuka u arrestua dje nga policia, ndërsa thuhet se ai e ka vrarë të motrën me katër plumba, me silenciator Zastava.

55-vjeçari e ka mbajtur për 3 ditë motrën e vdekur në shtëpi, sipas disa burimeve, të pa konfirmuara zyrtarisht. Kanë qenë fqinjët ata që njoftuan policinë, pasi nuk e kishin parë prej ditësh 58-vjeçaren.

Gjithçka u zbulua mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30 kur dhe efektivët e policisë mbërritën në shtëpinë e 55-vjeçarit dhe gjetën gruan të vrarë në krevat.

Paraprakisht, autori ndodhet në kushte depresioni, ndërsa thuhet se është një person i cila ka probleme me alkoolin.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 4 gëzhoja pistoletë 7.62 milimetra dhe arma e krimit me një krëhër me 4 fishekë dhe një fishekë në fole. Gjithashtu në banesën e 55-vjeçarit në lagjen ‘3 Heronjtë’ u gjet edhe një krehër pistolete zastava pa fishekë, një krëhër automatiku pa fishekë dhe një silenciator automatiku, sipas njoftimit të policisë.

Në banesë janë gjetur gjithashtu shishe të shumta me alkool.

Deri tani flitet se mes motrës dhe vëllait mund të ketë pasur konflikte të vazhdueshme.

Autori pasi ka vrarë të motrën ka dalë në lagje duke thirrur se “kam vrarë motrën”, megjithatë ky detaj nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Fabian Vukaj është vënë në prangat e policisë dhe dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka kryer krimin.

Vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore