Shqipëria

Vrasja e efektivit në Fier, “pista kryesore për motive të çastit, s’ka lidhje me hasmërinë”


Drejtori i Policisë së Fierit, Lorenc Panganika, i ka bërë thirrje Azgan Mërnicës, autorit të vrasjes së efektivit Novruz Cenalisë, që të dorëzohet.

Përndryshe reagimi i policisë do të jetë i ashpër.

“Shërbente në policinë e Fierit prej 4 vitesh, prej 1 viti në FNSH. Autori është Azgan Mërnica banues në Sulaj, po punojmë të kapim autori. I bëjmë thirrje autorit të vetë dorëzohet pasi veprimi i policisë do të jetë i aspër”, ka thënë ai.

Drejtori i Policisë sakaq ka hedhur poshtë pistën e hakmarrjes, duke thënë se vrasja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit.

“Pista kryesore është për motive të çastit. S’ka lidhje me probleme hasmërie. Makina e autorit është gjetur. Ka qenë një konflikt i çastit”, ka shtuar Panganika.

Vritet me armë zjarri një efektiv në Baltëz të Fierit

Policia e Fierit ka dhënë informacion në lidhje me vrasjen e ndodhur në fshatin Baltëz ndaj efektivit të Shqiponjave.

Kushdo që ka informacione për vendndodhjen e autorit kërkohet të kontaktojë në numrin 112.

Gjithashtu policia ka vënë në dispozicion 30 mijë euro për këdo që ka informacione për vendndodhjen e saktë të autorit.

Sipas Policisë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra me armë zjarri, punonjësi i Policisë (jashtë shërbimit), shtetasi N. C., Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Fierit, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vijojnë veprimet operacionale në zonë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të 23-vjeçarit.

Gjithashtu, në të gjitha akset rrugore lidhëse me qarkun Fier janë ngritur pika kontrolli.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore