Shqipëria

Vrasja e 19-vjeçarit në Shkodër, përplasja mes bandave pista kryesore


Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët e ngjarjes së rëndë që tronditi Shkodrën mbrëmjen e kaluar.

Një 19-vjeçar u qëllua më brehëri plumbash e si pasojë humbi jetën në vend.

Viktima, i identifikuar si Erjon Xhenje, ishte duke pirë kafe në një lokal pranë kryqëzimit të Kirasit, në zonën e njohur si “Rruga e Gjerë’.

Autorët, për të cilët, policia tha se po lëviznin me motoçikletë, kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes përmes rrugicave dytësore.

Policia njoftoi se është gjetur pranë vendit të ngjarjes, në lagjen “Guerile”, duke u djegur motoçikleta së bashku pistoletën që dyshohet se i përket autorëve.

Sipas informacioneve paraprake policia po heton pistën e përplasjes mes bandave, kjo pasi 19-vjeçari është kushëri me Sehar Xhenjën, i cili është një person me precedent kriminal në Shkodër.

Sehar Xhenja është në kërkim për tentativë vrasjeje pasi qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin po lëvizte Taulant Pepaj, vitin e kaluar.

Shkodër, vritet 19-vjeçari në rrethana ende të paqarta

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore