Lajme

3-vjetori i COVID-it, Vitia: U jemi falënderues përjetë personelit shëndetësorë


Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, në tre vjetorin e paraqitjes së rasteve të para me koronavirus, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka falënderuar të gjithë stafin shëndetësorë për shërbimin e tyre.

“Sot më 13 mars, para tre viteve, patëm njoftuar për dy rastet e para të coronavirusit në Kosovë. Shumëçka ndodhi në jetët e gjithsecilit përgjatë kësaj kohe. Shumëkush u ndikua në mënyrë dramatike. Në sytë dhe mendjet e të gjithëve janë fytyrat dhe emrat e mjekut apo mjekes që u gjend para secilit pacient, në ato çaste të ankthit, pasigurisë dhe vështirësive shëndetësore”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Tutje, ai shtoi se u jemi falënderues përjetë të gjithë personelit mjekësor, duke thënë se “i mbrojtën jetët e secilit duke vënë të tyren në dispozicion”.

“Si kurrë më parë të gjithë ju ishim falënderues për çka bënë për qytetarët. U jemi falënderues përjetë personelit shëndetësorë”, potencoi ai.

Ndërkaq, ai nënvizoi se me respekt dhe dhimbje të thellë i kujtojmë të gjithë mjekët, infermierët dhe stafin ndihmës shëndetësor që si pasojë e Covid-19 humbën jetën e tyre.

“Sakrifica e tyre deri në vetëmohim duhet të jetë detyra jonë për t’u angazhuar pa u ndalur për sistemin shëndetësor të vendit tonë”, tha Vitia në Facebook.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore