Gatimi

Vezët ndihmojnë në zhvillimin mendor të fëmijëve


Sipas një studimi të ri, ushqyerja me vezë e fëmijëve, ndihmon në zhvillimin mendor të tyre. Një vezë në ditë për gjashtë muaj, rrit konsiderueshëm nivelet e lëndëve ushqyese si kholine dhe DHA-se tek vogëlushët.

Të dyja këto lëndë janë të përfshira në shëndetin mendor.

Autorja kryesore e studimit, Lora Lannotti, nga Universiteti i Washingtonit, thotë: “Ashtu si qumështi ose farat, edhe vezët ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin e një organizmi dhe, për më tepër, kanë përmbajtje të lartë në lëndë ushqyese”.

Vezët sigurojnë acide yndyrore esenciale, proteina, kholine, vitaminat A dhe B12, selen dhe lëndë të tjera ushqyese të rëndësishme.

Shkencëtarët monitoruan më shumë se 160-të fëmijë të moshës 6-9 muaj. Nga të gjithë foshnjat, 80 prej tyre u ushqyen me vezë çdo ditë për gjashtë muaj, ndërsa të tjerët jo. Më pas i’u matën nivelet e vitaminave dhe mineraleve nëpërmjet testeve të gjakut.

Gjetjet e studimit u publikuan nga revista amerikane e “Dietologjisë”.

Rezultatet treguan se foshnjat që u ushqyen me vezë kishin nivele shumë më të larta të kholines dhe DHA-së, një lloj acidi yndyror omega 3, ku të dyja këto lëndë ushqyese luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe funksionin mendor.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore