Lajme

Veteranët të mllefosur me kryeministrin: E pritem 8 muaj për takim


Faton Klinaku, OVL e UCK-se

Shumë i mllefosur veçanërisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është treguar në fjalimin e tij udhëheqësi i protestave të veteranëve dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku.

“U morëm vesh se do të takohemi një herë në muaj dhe për takimin e dytë, pritëm 8 muaj për ta takuar. Takim i cili ka mbetur në gjysmë ku i është bërë me dije që të mos e prekin këtë ligj sepse do ta kundërshtojmë”, ka deklaruar Klinaku në protestë.

Ai është i bindur se sjellja e qeverisë ndaj tyre është e qëllimshme dhe ka një synim.

“Ai mendon se duke mos bashkëpunuar me ne si me sindikatat që jemi kategori ligjore, dhe duke mos na mbështetur e përkrahur, mendon se do të na shtrijë për toke ashtu siç po bën me sindikata. Por ne i themi që qeveria shkon e vjen e ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi përballë çdo qeverie e çdo kryeministri. Fatkeqësisht, duhet të protestojmë për të mbrojtur vlerat e luftës dhe shkeljen e të drejtave që po ju bëhen ish ushtarëve. Deputetët që shkelin ligje e interesa të popullit nuk e kanë vendin këtu”.

Klinaku ka folur edhe për deputetet që e votuan në lexim të parë projektligjin për pagën minimale që lë jashtë pensionet e veteranëve të luftës.

“Kuvendi i Kosovës, kuvendi i turpit të këtij pushteti në vend. Deputetët e pushtetit që së bashku me pakicat gëzojnë privilegje si askund në botë, miratuan në lexim të parë projektligjin për pagën minimale, me anë të të cilit u përjashtuan veteranët e luftës edhe nga paga minimale”.

“Ata vepruan kundërligjshëm e kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”.

“Edhe pse ka kohë që kemi paralajmëruar se do ta kundërshtojmë këtë projektligj, kryeneqsia e këtij kryeministri të cilin është dashur që ta presim një muaj për takimin e parë e për t’ia uruar detyrën”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore