Jetesë & Stil

Veshja e përshtatshme për punë


Më ardhjen e pranverës shtohet edhe dilema se çfarë të veshim në punë. Trendi i 2021-it, sjellë kombinimin e atleteve me fustane, veshje e cila ofron komoditet.

Një sugjerim shumë i mirë do të ishin fustanet me mëngë të gjata të cilat të japin ndjesinë e relaksit dhe në të njëjtën kohë do të dukeni edhe shumë stil.

Në ditët e sotme të ndërtosh një karrierë të mirë e të gjatë padyshim që ka shumë rrugë për të ndjekur dhe një nga këto është edhe pamja më të cilën ne zgjedhim të personifikohemi. Stilistë të ndryshëm sugjerojnë për të gjitha gratë që të mos mundohen të eksperimentojnë shumë me look-n e tyre në ambjentet e punës por t’ju japin prioritet modeleve klasike.

Ndonjëherë ne e komplikojmë aq shumë jetën dhe mendojmë se të zgjedhësh veshjen e duhur është një mision i pamundur. Por jo, nuk ndodh kështu!

Të dukeni profesioniste, sharmant dhe trend-i në të njëjtën kohë nuk është e vështirë.

Nëse po mendoni të ekspozoni pak më shumë lëkurë këtë verë, por doni ta bëni me stil, ju ri-prezantojmë me modelin e fustanit me kurrizin zbuluar, që i ka rezistuar kohës. Jo vetëm që është seksi dhe ideal për ditët e nxehta, por na bën të dukemi elegante në të njëjtën kohë.

 

Për në ambjentet e zyrës, veshja ideale përmban elemente klasike për gratë më të pjekura, më të rritura në moshë e më në karrierë dhe veshje të rastësishme për të gjitha moshat.

Për të gjithë ata që shtuan peshë gjatë pandemisë ka një lajm të mirë. Xhinset e ngushta nuk janë më në modë.

Këto fustane janë aq stil dhe të rehatshme sa nuk do të keni më problemin se me çfarë ta kombinoni, pasi shkon thuajse me çdo gjë në garbderobën tuaj.

Çdo grua do të dëshironte të vishte një veshje të re çdo ditë dhe gjithmonë të dukej ndryshe. Duket se personazhet e famshëm mund ta bëjnë këtë lehtë. Por nëse studioni veshjet e grave të famshme që ato veshin në tapetin e kuq, do të habiteni kur të shihni se ato zakonisht janë të veshura me rroba që janë të një stili të ngjashëm.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore